Prej dy vitesh bashkëvendësit e kryetarit të Shtimes Qemajl Aliu përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit

Banorë të fshatit Godanc të Komunës së Shtimes prej më shumë se dy vjet po përballen me kundërmim nga rrjeti i kanalizimit derisa ujërat e zeza kanë depërtuar mbi sipërfaqen e tokës. Me këtë gjendje të rënduar më së shumti po përballen banorët e lagjes “Qadraku” të cilët disa herë kanë kërkuar hapjen e gypave të kanalizimit, mirëpo deri më tash komuna nuk i ka shqyrtuar kërkesat e tyre.
Ani se kryetari i Komunës Qemajl Aliu, është nga fshati Godanc, bashkëvendësit e tij kanë shprehur shqetësime se premtimet për rregullimin e mirëqenies së tyre nuk u realizuan.
Sipas banorëve kundërmimi i rrjetit të kanalizimit po e vështirëson jetesën, ndërkohë gjendja po rëndohet më së shumti kur ka të reshura të shiut, ndërkaq fëmijët po rrezikohen nga ndonjë epidemi gjatë vajtje-ardhje nga shkolla.
Bujar Ismajli, banor nga ky fshat ka thënë për Telegrafin se tash e dy vjet po përballen me kundërmim, ndërkohë me gjithë insistimin e një kompanie për hapjen e gypave, nuk është kryer puna.
“Prej që është paraqitur ky problem i kanalizimit e ka tronditur gjithë fshatin dhe jo veç neve. Për shkak të kundërmimit të madh aty mund të ndodh ndonjë epidemi. Kohë më parë ka ardhur një kompani e cila e ka vërtetuar se nuk mund të hapet kanalizimi dhe kanë ecur. Hapa për me zgjidh këtë problem nuk janë ndërmarr hiç, andaj është problem shumë i madh”, ka thënë ai.
Po ashtu edhe Ilir Ismajli bashkëvendësi tjetër i kryetarit Qemajl Aliu, ka thënë se me vetiniciativë e kanë hapur një kanal për rrjedhjen e ujërave të zeza pasi që ato kanë depërtuar afër varrezave të lagjes “Qadraku”.
Sipas tij, rrjedha e ujërave të zeza po paraqet telashe edhe për fëmijët gjatë vajtje-ardhje nga shkolla, andaj kërkon nga institucionet komunale me urgjencë ta rregullojnë rrjetin e kanalizimit në mënyrë që mos të vjen puna e protestave.
“Ne shprehim shqetësimet tona duke mos e politizuar këtë punë, por ne kërkojmë rregullimin e rrjetit të kanalizimit sa më shpejtë që është e mundur sepse të gjithë jemi në hall dhe po përballemi me kundërmim tash e dy vjet. Pra, ne si banor jemi munduar ta rregullojmë këtë problem, por është e pamundur sepse gypat janë të bllokuar dhe duhet intervenim i institucionit të komunës. Gjendja aktuale tash e dy vjet po shkakton dëme të mëdha dhe kundërmim të madh për ta vazhduar jetesën në këtë lagje, prandaj me urgjencë kërkojmë intervenimin institucional”, ka thënë midis të tjerash Ismajli.
Në anën tjetër, Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga vetë kryetari i komunës Qemajl Aliu, por ai nuk ishte i qasshëm. Ndërkohë, Telegrafi është në pritje të përgjigjeve nga zyra për informim të kësaj komune. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës