LAJMI I FUNDIT:

Pranverë Arabe, vjeshtë Evropiane?

Nëpërmjet protestave të përhapura të të rinjve të shkaktuara nga numri i lartë i papunësisë, qeveria socialiste e Spanjës sapo ka pësuar një humbje të thellë zgjedhore në sondazhet lokale dhe ka humbur qytetin e Barcelonës, i cili ishte i udhëhequr nga një administratë e krahut të majtë që prej viteve ’70.

Gati 43% e të rinjve spanjollë janë të papunë dhe përballen me perspektiva jo inkurajuese. Me përhapjen e frikës së pasigurisë, nëpër kontinent, po vazhdon zhvendosja në drejtim të partive të krahut të djathtë.

Në botën arabe, demonstruesit janë të motivuar nga shpresa se regjimet autokratike mund të përmbysen, duke pastruar rrugën për një jetë më të begatë dhe më të lirë. Stabiliteti mund të jetë akoma një objektiv i largët madje edhe në vende si Egjipti dhe Tunizia ku protestuesit ia dolën mbanë të përmbysnin regjimet e vjetra, por flaka e shpresës vazhdon të digjet pavarësisht sfidave te qarta për ndërtimin e institucioneve demokratike.


Nga ana tjetër, demonstratat në vendet Evropiane tentojnë të shkaktohen nga dëshpërimi, zhgënjimi dhe inati i dukshëm. Duket paradoksale që votuesit po bëjnë partitë e krahut të majtë të paguajnë për dështimin katastrofik të politikave ekonomike të neo-liberalëve të krahut të djathtë, të cilat shkaktuan krizën financiare globale në 2008. Tri vite përgjatë kësaj rruge, gjendja ekonomike është edhe më e rënduar, por tregjet vazhdojnë të caktojnë në ritmin pasi gjithnjë e më shumë kombe janë të detyruar të imponojnë masa të rrepta për të cilat shumë ekonomistë paralajmërojnë se do ta bëjnë rimëkëmbjen edhe më të vështirë. Ndërkohë shumë drejtues bankash vazhdojnë të shpërblejnë veten e tyre me paga tepër të larta, në disa raste të subvencionuara nga paratë e taksapaguesve, ndërkohë që qeveritë shpjegojnë se masat për mirëqenie nuk janë më të qëndrueshme.

Në Britani, që nuk është vendi më keq i prekur, por kur ndarjet janë thelluar, gazetat raportojnë një rënie të vazhdueshme të standardeve të jetesës së shtresës së mesme, gjë që ka filluar madje para trazirës financiare. Gjatë viteve të Margaret Thatcher, pronësia e shtëpisë u bë shkallë suksesi. Një studim i kohëve të fundit tregoi se midis grupit nën moshën 35 vjeçare, të paturit një shtëpi ka pësuar rënie nga 58% në 1988 në 29% në 2008, kjo si pasojë e shumicës se të rinjve janë të papunë ose bëjnë punë të rëndomta, e kanë tepër të vështirë që të përparojnë ne shkallën e pronësisë. Me kostot e universitetit që tentojnë të trefishohen, hendeku për mundësi priret të thellohet.

Pas titujve për normat në ulje të Greqisë, të një Irlande luftarake, për ndihmën financiare Portugeze, si dhe për statistikat mbi papunësinë spanjolle, që preken miliona jetë njerëzish, shumë njerëz e morën stabilitetin për të mirëqenë dhe nuk ishin të pajisur për të përballuar krizën. Druajtjet e tyre po ndryshojnë në mënyrë radikale situatën politike. Sigurisht që jo të gjithë vendet po ecin keq, si Gjermania një çështje në diskutim, por vetëm pak vende i kanë shpëtuar rritjes së ksenofobisë dhe tundimit për të hedhur vështrimin në brendësi.

Borxhi i lartë dhe deficitet ne buxhet në disa vende të ndryshme anëtare vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi euron. Tani nën rrezik është dhe marrëveshja Shengen, një tjetër gur themeli i projektit Evropian. Shpresa Arabe është përplasur më pesimizmin evropian ndërkohë që emigrantët Afrikano-Verior i arratisen konfliktit Libian dhe kërkojnë strehe në brigjet Evropiane.

Shengeni simbolizoi një Evrope demokratikë në të cilën njerëzit mund të lëvizin lirshëm, por shqetësimet për dyndjet e pakontrollueshme kanë bërë që kombe si Franca dhe Italia të kërkojnë që të rishikohen rregullat, ndërsa shtete të tjera si Danimarka të vendosin kontrolle të reja kufitare njëpalëshe. Sekretari Britanik i marrëdhënieve me Jashtë William Hague, vendi i së cilit nuk bën pjesë në Shengen, ka paralajmëruar se Evropa duhet të bëhet e “rreptë” dhe të parandalojë migrantët që zhvendosen në drejtim të veriut.

Ajo që filloi si një sfidë ekonomike për Eurozonën, po shndërrohet me shpejtësi në një sfidë politike e cila mund të shohë zbehjen e parimeve liberale demokratike. Traktati i Lisbonës presupozohej që të krijonte një Bashkim Evropian të fuqishëm, por kontinenti duhet të gjejë një mënyrë të unifikuar, pasi vazhdojnë të dëgjohen gjithnjë e më shumë zëra përçarës nga rënia e dominove social demokratike.

Në trend

Më shumë

"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme

Evropa
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick

Premier League
Kalo në kategori