LAJMI I FUNDIT:

Prangoset sërish ish-kryekomunari

Prangoset sërish ish-kryekomunari

Ish-kryekomunari i Kasharit, Alfred Sulaj, i arrestuar në 2007-ën për falsifikim dokumentesh pronësie në këtë komunë, bie sërish në pranga me akuzën se ka plagosur me thikë një shokun e tij.

Policia e Tiranës tha se ish-kryekomunari ka qëlluar me thikë një të njohur të tijin, pasi ka pretenduar se ai nuk kishte votuar Jakup Sulajn për kryetar komune, në zgjedhjet e 8 majit. Plagosja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, në lokalin e kushëririt të Alfred Sulajt, në Kashar të Tiranës. Ish-kryekomunari debatoi me mikun e tij, Dashamir Sorra, 37 vjeç, të cilin më pas e goditi me thikë./Telegrafi/