“Pranë Ibrit e palarë”
Fshati Gushavc, i teri i banuar me shqiptarë në veri të Kosovës, 4km në periferi të Mitrovicës, ka dhënë shumë dëshmorë e martirë, kishte edhe të burgosur politik, që dhanë shumë për këtë vend! Sot nuk ka as ujë, as rrugë të asfaltuar, as kanalizim dhe është me rrjet të vjetruar të energjisë elektrike. Mungesa e këtyre gjërave materiale, po i vrasin dinjitetin, jo se këto të sjellin dinjitet, por se injorimi total nga pushteti drejton në inferioritetin material/infrastrukturorë!
Kam lexuar shumëherë për meritokracinë, kam studiuar e kam analizuar. E dhimbshme mund të duket, por asnjëherë nuk kam gjetur përgjigjen e duhur, rezultatin e duhur. Ose nuk kam bërë shfletime të duhura (po ngushëlloj vetveten), ose rezultati i dalë ka qenë i sakti (këtu nuk gjejë element për ngushëllim).
Kam diktuar që fjala ndryshon shumë nga vepra, e kam menduar që fjala ka peshë, vepra duhet të jetë koherente me fjalën. Nuk çuditem që kam gabuar, sepse të tillë më ka krijuar, më ka formësuar familja ime, rrethi im, vendi ku unë jetoj, vendi ku unë kam lindur…, më kanë mësuar t`i dalë zot fjalës së dhënë, e ta kurorëzoj fjalën me vepër. Kjo është e vetmja mënyrë për të dalë besnik e për t’u etiketuar si njeri me vlera.
Vlera, një tjetër mëdyshje e dalë, mëdyshje-dyshim që më krijon kokëçarje sa herë mundohem të gjejë identitetin e saj në këtë kohë. (Kujtoj një mendim të gjyshit Fazli, i cili ende jeton me vlerën e menduar të kamotshme: “Djersa e dalë, mundi i dhëne, e gjaku i derdhur…, dikujt do t`ia zë frymën”. Nuk brengosem fort, koha mund të favorizojë të pamerituarin, por koha vet nuk harron, koha dikur ndëshkon, (lutem që gjyshi Fazli të jetë ende në jetë, atëherë kur jeta të jep verdiktin e duhur. Koha do shndrisë të vlefshmit.
E kujtoj. Isha ende pa i mbushur katër vjeç, (te mëparshmet nuk i kujtoj), kur pash gjakun para derës së shtëpisë, pash dhe kukullën time të shqyer (sa shumë rëndësi kishin lodrat për mua në atë kohë). Pyeta gjyshen se ç’kishte ngjarë, ajo më tha e përlotur: kam prerë pulën më të mirë që kishim, prandaj sheh dhe gjakun. Harrova kukullën… doja ta gjeja babin, nuk i pash axhallarët, nuk e pash as gjyshin. Mendoja që kur prehej pula, gjithë së bashku do drekonim me të (arsyetimi i gjyshes nuk piu ujë). Si në mjegull kujtova herën e parë, rrobat nëpër tokë, mamin duke qarë (ishte shtatzënë), gruan e xhaxhit të mbetur pafjalë (atë kohë gjak nuk kisha parë, e kishin pastruar para se të zgjohesha unë nga gjumi).
Kishin derdhur gjak, por jetonin ende!
Për herë të parë pash gjyshin tim, babin tim, axhallarët e mi duke qarë si fëmija jetim. E kuptova që tash nuk jetonin më, loti i derdhur ua plagosi jetën më shumë se gjaku, ishte lot për një djalë/vëlla të vrarë… Kujtoj, kur shihja burra me mustaqe, sa shumë më ngjanin në më të dashurin axhë, më të ndriturin Rrahim. Edhe në atë kohë nuk e dija se c’farë ishte vdekja, besoja në përjetësi… Si nëntë vjeçare, nuk e kuptoja dot, që plumbi vret, e njeriu është i gatshëm të japë jetën për vendlindje… tash e kuptoj, axhi kishte dhënë jetën që ne të jetonim me vlerë, të kemi meritën për jetë më të mirë, të ngrehë në piedestal fjalinë: “Jap jetën për atdhe”. Ai i dha jetë kësaj profecie!
Interesante të duket, të shohësh “ATË” plot jetë, plot mburrje për gjërat e pabëra… “AI” thirret në emrin tim, në emrin e familjes sime, në emrin e bashkëvendëseve të rëne, në emrin e popullit. “AI” u shpërblye nga koha padrejtësisht, sepse koha dhe shpërblen, që ndëshkimit dikur t’i japë më shumë fuqi kur vije moment për të. Ahh, e mendoj sa e vështirë do jetë për “TË”, nga piedestali i pamerituar, të bie në fundërrinë, të bie në lloçin që sot ne po shkelim, në lloçin që gjyshi rrëshqiti (kishte shkuar të marrë pensionin, “shpërblimin”, 85 euro për atë që kishte bërë për këtë vend), i theu gishtat, e nga tronditja e marrë humbi dhe atë pak shikim që kishte. (Kishim derdhur gjak…, kishim dhënë edhe jetë…, ne meritonim s’paku një rrugë, një gotë ujë, një dritë).
Prapë ngushëllohem, këto lëndime që po vazhdojnë, këto ditë të rënda që po përjetojmë, do mblidhen një ditë, si fakte për ndëshkim të rëndë. Sa gëzohem që nuk i gjejë dot alibi “ATIJ”, dhe as “AI” vet nuk do gjejë (jam e bindur që do të sanojë ndonjë, ama gënjeshtrat nuk do i pinë ujë si sot!).
Kam mësuar se natyra ka sy dhe vesh, kam parë se si ajo të bëhet dëshmitari kryesor para një akti. E dashura natyre po vëren etjen time për pak ujë (ATA nuk na sollën ujin tash e 12 vite). E dashura natyrë po sheh lodhjen time, lloçin në këpucët e mia (rruga për ATA është lodhje, prandaj dhe nuk ecin asnjëherë, por për mua është nevojë, dhe do duhej ta kisha tash e 12 vite).
Qesharake vërtetë, në Ibrin tim, lumin afër shtëpisë sime nuk gjej ujë për të pirë, nuk gjejë ujë për t’u pastruar nga kjo fëlliqësirë që “ATA” e krijuan. Nuk gjejë as ngushëllim, as ilaç, as dritë, as… ASGJË! Natyra kundër të dobëtit…, por vetëm edhe për pak!
Nuk do mbetem gjithmonë “Pranë Ibrit e palarë”!!!
(Autorja ndjek studimet master, drejtimi Shoqëri Civile dhe Zhvillim Lokal)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi