LAJMI I FUNDIT:

Politikat jo të favorshme fiskale, po largojnë bizneset

Politikat jo të favorshme fiskale, po largojnë bizneset

Një delgacion i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investime të Huaja nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Tregëti e Industri i udhëhequr nga Besim Beqaj, kanë vizituar Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), janë pritur nga kryetari i AKB-së, Agim Shahini dhe biznese prodhues vendëse.

Shahini, tha se kanë identifikuar problemet që kanë jo vetëm bisneset vendëse, por edhe investitorët e huaj. Sipas tij, bëria e biznesit në Kosovë, është në gjendje jo të mirë dhe kjo gjendje për fat të keq po e përcjell biznesin qe një kohe të gjatë.

Në vitin 2014 janë shuar 39.4 për qind e bizneseve të regjistruara në Kosovë. “Mbyllja e kompanive: ka ardhur si rezultat i politikave të kqija fiskale, mungesa e subvencioneve, normat e larta të interesit bankar të cilat janë më tw shtrejta, konkurrenca jo e drejt, korrupsioni dhe burokracia, energjia e shtrenjt, politikat selektive, humbja e fuqisë në treg, monopolet, licensat e lejet e punës etjera dhe të cilat duhet ndryshohen”, tha Agim Shahini.


Besim Beqaj, kryesues i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investime të Huaja, nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrutkurë, Tregti dhe Industri, tha se janë këtu për të marr shqetësimet me të cilat përballen bizneset.

“Duhet të bëjmë ligje të cilat i përshtaten pozitivisht ekonomisë dhe zhvillimit të saj. Ne kuptuam për shqetësimet e prodhuesve dhe ikjes së investitorëve dhe këto probleme duhet të merren parasysh”, tha deputeti Beqaj.

Ai premtoi se nuk do të merren vetëm me fjalë, por do të bëjnë veprime konkrete dhe do të kërkojnë që asnjë ligj mos të aprovohet pa lejen e komunitetit të biznesit.

Sylejman Konushevci, nga fabrika e vajit, tregoi se ka ikur nga Kosova drejt Bullgarisë. Sipas tij, më mirë me i mbrojt invetsimet vendëse sesa ato të huaja. “Politikat jo të favorshme fiskale,rryma, transporti, sigurimi mauneve, kredit e larta e probleme tjera kanë ndikuar që unë të braktisi vendin, drejt Bullgarisë, ku kam gjetur kushte më të favorshmepër invetsime”, tha Konushevci.

Edhe Sender Krasniqi, nga Kosovapress-i, tha se mos zbatimi i ligjeve po ndikon në ikjen e invetsimeve të huaja, por edhe atyre vendëse. “Mediat e huaja po invetsojnë në të gjitha shtetet e rajonit, por jo edhe në Kosovë dhe ko nuk është gjë e mirë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Unisolar - Investimi më i zgjuar ekonomik që mund të bëni!

Ekonomi
Kalo në kategori