Politikanët e spikatur prodhojnë lajmin
Nganjëherë lajmet skandaloze të bëjnë të luash mendsh. Nuk janë vetëm lajmet por edhe këmbimi i llafeve që marrin karakter të ngjarjeve, nuk kisha thënë krejt "horror" po të dyshimta po se po. E çuditshme është urrejtja te njerëzit, sidomos kur ajo manifestohet për diçka që nuk është personale, e as që duhet të personalizohet. Lufta mediale e nisur kohët e fundit jo që është primitive po shumë "e denjë"; kur përmendet emri i dikujt drejtpërdrejtë atëherë fillojnë garat, e “folk” -populli bënë seri, nuk e dinë se ç’bëhet në emër të tyre dhe për ta.
A ka filluar beteja më herët apo ishte vetëm uverturë e kohës së luftës, fal zotit, e përfunduar para 10 vitesh, që çuditërisht tash po merr përmasa të inkriminimit, nuk ka dyshim. Shtrëngimi i nofullave pas luftës, dhe "loja me letra" duke materializuar frytet e luftës veç po shihet, këtë e ka ditur folk-populli, por vetëm e kanë përfolur në mjegullën e çajtoreve nga dyert e të cilave del tymi i duhanxhinjve, të cilët të rrasur thellë në komentet ditore duke pirë çaj-rusi-jo se jo, por çaj Nepali patjetër. Aty pari është Katmandu, mu përfundi Bjeshkëve të Himalajës mbi të cilën qëndron Mont Everesti, si një ngrehinë e pamposhtur që ka marrë të guximshmit që kanë mësy të kacavirren në majën e Olimpit- alpinistët nga mbarë bota; a e prek rruga e blertë e kanabisit atë pjesë nuk e di saktësisht, por e di një gjë që ky biznes është bë hobi i diplomatëve shqiptarë, por edhe i disa uniformave "blu" të Kosovës, të cilët e mposhtën fukarallëkun, mu atë natë kur ia mësyn zyrës më të sigurt në vend, nuk e kishin bërë me qëllim që të plaçkitin gjë, por patën mbetur pa duhan për të dredhur dhe ia mësyn me mbështjellë nga një, u mahnitën nga bereqeti që panë "me një të goditur, dy i vranë" e morën edhe "miellin" edhe parat e mullisit.
Kjo mrekulli përflitet edhe në çajtoret, afër Hamamit të Prishtinës, që ka karakterin e “trashëgimisë kulturo-historike”, përfundi Xhamisë së Madhe, e mbrojtur nga Ministria e Kulturës dhe e sporteve të Kosovës. Nuk e di a ka hy në kalendarin e "UNESCO-s; por të gjithë ata “merakli” çaji sillen andej pari, përballë komunës, në pjesën e epërme viza-vi objektit të vjetër ku është e vendosur qeveria lokale. Pra përballë objektit komunal fillojnë lokalet që dikur ishin në pronësi të komunës, Në atë pjesë të vjetër të Prishtinës, kompleks çajtoresh e bastoresh, nuk sheh kund avull uji, tym po se po, aty zbaviten të rinjtë por edhe pensionistët duke luajtur shah, duke rrotulluar 104 letra, por edhe duke i gjuajtur gurët e gdhendur 6 faqesh me numra të gravuar prej 1 deri në 6 "zaret", të cilët mbarohen mjeshtërisht duke shfrytëzuar ashtin si material bazë, për të luajtur një loje të vjetër "barbut" që shkund xhepat, të cilën e kanë trashëguar "ustahët" e "shehrit" dhe e kanë përcjellë në gjeneratat e reja si trashëgimi "kulturore" të otomanëve, përndryshe loja me zare aplikohet edhe si model matematikor në diplomaci për zgjedhjen e konflikteve…, e herë herë duke dredhur duhanin në letër të bardhë, japin prognoza basti, që nga bastoret e deri te shifrat marramendëse të vjedhjeve, nisur nga dhoma "e sigurt" që i ka mbetur "hal në fyt" PK-së e deri te pushtetarët, kush ka vjedhur më shumë … Pra ata që mbyllen në tymin e lokaleve janë votuesit kredibil, që përpara patën marrë letrat e njoftimit me dy dëshmitarë duke ndërruar vendin e lindjes dhe duke zyrtarizuar vendin e ri të banimit, meqë shumicën e dokumenteve zyrtare i pat djeguar Serbia.
Në kohën kur ishte ndërtuar objekti komunal, por edhe tre-rremashi i "Bashkim-Vëllazërimit", që po rikthehet si togfjalë përsëri në vokabularin politikë Prishtina kishte diçka më shumë se 50.000 banorë, apo më pak, nuk e di saktësisht, por tash sa i ka nuk din askush, ngase qe gati tri decenie nuk është kryer regjistrimi i popullatës. E di që viteve të 90-ta kësaj pune shumë të rëndësishme i pat hyrë qeveria në ekzil, duke e konsideruar përveçse si detyrim ligjor, edhe e karakterit shkencor; u bë një punë promovuese e madhe, me mija orë pune u humbën dhe në fund mbetën vetëm formularët e plotësuar, nuk e di ku mbetën dosjet e mërgimtarëve, çdo gjë e mbulojë pluhuri i harresës, edhe parat e grumbulluara të mërgimtarëve, që i dhanë për këtë projekt, çdo gjë u venit, nuk u mor asnjë vendim politik, qeveritar…, se procesi fillojë dhe mbarojë pa u kryer gjë.
Nganjëherë përveç nostalgjisë të kthen prapa kujtesa, krahasoj dhe kujtoj sa lufta ka zhvilluar Amerika dhe akoma është në luftë, dhe ndodhë që shumë ushtarë të kthehen si invalidë lufte, me këmbë të këputura, apo të shtangur në krevat spitalor, por edhe të paralizuar, shumica prej tyre konsiderohen invalidë të përhershëm, ndërsa shumë të tjerë, të shëndoshë, pas kthimit duhet t’u përvishen punëve të rëndomta, të vazhdimit të mësimit, të trajnimit, apo fillimit të punës së re, ka edhe të papunë, vetëm ata që kalojnë 20 vjet në shërbim ushtarak kanë të drejtën e pensionimit, apo ata që kanë probleme shëndetësore vazhdojnë t’u nënshtrohen rregullave të kurimit… Dhe po të ndodhte rastësisht diçka siç ndodhi në Kosovën e pas luftës të bënin "hyxhym" në pronat private, siç bënë disa që kishin blerë uniformën e ushtarit, ndër ta edhe komandantë grupesh të vogla, për të grabitur e plaçkitur, sigurisht se do të përgjigjeshin para ligjit në gjykatat vendore, sikurse të gjithë qytetarët tjerë që shkelin ligjin, e si do mund të jenë të njëjtë mercenari e çlirimtari, asnjëherë! Thënë të drejtën nuk ishin të paktë zullumqarët, të cilët goditnin kambanat e plaçkitjes së pronës private e shoqërore atëherë, tash shtetërore, ndër ta shumë zyrtarë.
Nuk janë të pakta rastet kur shqiptarët e kanë përjetuar lirinë, por edhe shpalljen e shtetit me pronë të okupuar, duke dhënë mund e djersë gati tërë karrierën jetësore, që në liri të bezdisen nga shumë llaskuc "shqiptarë"-okupues…, e si t’i quajë ndryshe njeriu këta "patriotë" përveç se kriminelë. Ata që luftuan përnjëmend ishin vërtetë ushtarë shqiptarë, në emër të një obligimi të cilin e ka çdo qytetarë.. është pra keq që disa qytetarë të "pa vetëdijshëm" dhe të "pavëmendshëm" veprojnë aq keq dhe shtrembërojë bindjen e mirë për Kosovën, kur dihet se pasuria nuk tjetërsohet me dhunë, në këto parime është ndërtuar qytetërimi.
Nuk përzihet pra lufta e denjë dhe e shtrenjtë e UÇK-së, por edhe idealet e saj shekullore duke personalizuar raste të veçanta, lufta e drejtë dhe çlirimtare e së cilës, veç ka hyrë edhe në librat e historisë të nxënësve të cilët vijojnë mësimet në klasën e 11, apo të tretën të shkollës së mesme, në Farmington High Schoole, në Amerikë, sigurisht është edhe në shkollat tjera me të njëjtin program…
Nuk duhet drejtuar gishtin askujt nëse nuk ka fakte, dhe faktet dihet ku duhet të adresohen: në gjykata, atje vendoset drejtësia, nëse nuk respektohet ajo rregull atëherë të gjithë do të përfliten dhe kështu do të ndërtohet logjika e folk-konspiracionit, atëherë nuk do të vlenin institucionet dhe do të krijohej anarkia primitive, ata që janë më "të egër" do të gjunjëzojnë të ligët qytetarët-popullin, të cilët të vetmen mbështetje e kanë ligjin, demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Përndryshe mund të vijë koha kur qytetarët do të vetëdijesohen, do të trimërohen, dhe t’ia tregojnë gjithë secilit vendin e merituar, sepse Kosovës i duhen urtarët dhe mendimtarët. Ja pra, meraku i disa politikanëve të spikatur që të prodhojnë lajm, dalëngadalë do të tretet. Edhe lufta për zgjedhje dhe për vota duhet të jetë pak më ndryshe, sigurisht që vend do të ketë për të gjithë nëpër studiot televizive edhe për analistë, politikanë, liderë, patriotë, minoritarë.. dhe të gjithë ata do t’ia transmetonin votuesve lajmin se si Kosova do të ndryshojë për të mirë, do të japin alternativa se si Kosova do të zhvillohet, si do të integrohet në BE, a do të fitojë statusin për liberalizim të vizave e të tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?