Zhvillimi i aktiviteteve të kompanive private në Kosovë varet nga raportet apo lidhjet që kanë në mes partive politike dhe institucioneve të larta, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Por, një gjë e tillë mohohet nga biznesmenë që janë të përfshirë në politikë.
Për të qenë kompani me përfitime të mëdha materiale, bizneset u ofrojnë shërbime përfaqësuesve të politikës, e këta të fundit më vonë ofrojnë favore të ndryshme ekonomike.
Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se praktikat e deritashme kanë treguar se kompanitë me afarizëm pozitiv, kanë qenë gjithnjë të mbështetura me partinë në pushtet, por edhe me institucionet qendrore.
Ai, madje, tregon se ka raste që kompani të caktuara e kanë ndërruar veprimtarinë e tyre, duke u regjistruar kompani, për të cilat institucionet publike kanë pasur nevojë të japin tenderë.
“Ka shumë kompani që në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit kanë qenë të regjistruara për çështje tjetër, por me ardhjen në pushtet të partive, me të cilat kanë pasur lidhje, e kanë ndërruar fushë-veprimin dhe kanë kaluar në ndërtim të shkollave apo rrugëve, për shkak se aty ka qenë tregu për marrjen e tenderëve”, thotë Demhasaj.
Ndryshe, sipas një hulumtimi të realizuar nga kjo organizatë, vitin e kaluar thuhet se financuesit e partive politike, për periudhën 2007-1014, kanë marrë 442 tenderë, duke përfituar mbi 220 milionë euro.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, thotë se nuk do të ishte asgjë e keqe, nëse relacionet biznes- politikë zhvillohen në mënyrë normale.
Por, në Kosovë, thotë ai, politika po favorizon kompani të caktuara duke rrezikuar zhvillimin e veprimtarive të bizneseve të vogla.
“Do të thotë nëpërmjet dhënies së tenderëve, formave të ndryshme të krijimit të favoreve dhe në këtë mënyrë prishet konkurrenca e lirë. Dhe, në këtë mënyrë u jepen favore kompanive të caktuara. Nuk është rastësi se shumë hulumtime dhe analiza tregojnë se pikërisht ato kompani që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me paranë publike, kanë edhe rritje më të shpejtë, ndërkaq ndodh që në momentet e caktuara kur prishet ky relacion, të kenë probleme dhe vështirësi”, konsideron Rexhepi.
Në anën tjetër, Ramiz Kelmendi është pronar i kompanisë “Elkos”, por edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Kosovës. Ai për Radion Evropa e Lirë, tregon se asnjëherë nuk ka pasur ndonjë favor nga politika në adresë të biznesit të tij.
Kelmendi tregon se në Kosovë udhëheq 24 qendra tregtare, 2 në Maqedoni, një në Shqipëri dhe një në Mal të Zi, me një vlerë prej 110 milionë eurosh.
“Është krijuar një opinion se biznesmenët duhet të mbesin vetëm biznesmenë e fare mos të jenë të inkuadruar në jetën politike, e që mund të ndikojnë në ndryshimin e gjendjes politike dhe ekonomike.
Unë as që kam pasur ndonjë favor ndonjëherë, sepse kur jam inkuadruar në politikë, kam qenë në opozitë, e opozita nuk favorizohet. Por, edhe tash që jam në pozitë, nuk kam kërkuar nga organet qeveritare, që të bëjnë diçka për shkak se unë jam pjesë e politikës”, thotë Kelmendi.
Ramiz Kelmendi nuk është biznesmeni i vetëm që është futur në politikë. Pjesë e partive politike, tashmë janë bërë disa biznesmenë që udhëheqin me kompani të mëdha,ndonëse ka edhe politikanë, të cilët janë bërë biznesmenë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës