LAJMI I FUNDIT:

Politika e standardeve të dyfishta

Dy tendenca e karakterizojnë gjendjen në Maqedoni – përhapja e koncepteve devijuese politike mbi realitetin dhe ndikimi politik në rritje e sipër të fanatizmit fetar. Dihet se me fillimin e viteve 90-ta Maqedonia hyri ne një tranzicion të gjithanshëm “demokratik”. Në përgjithësi ky tranzicion ishte kontradiktor, me shumë të paqarta që kristalizohet edhe sot me zhvillime të reja, të vrullshme, i mbushur përplot me standarde të dyfishta. Çështja është se këtu kemi të bëjmë me mendësitë e njerëzve që vështirë e kuptojnë rrugën e filluar për kultivimin e mendësisë demokratike. Kjo mendësi është krijuar me dyshime, duke paraqitur shqiptarët si element i pasigurt.

Modeli shtetëror-juridik, që Maqedonia tentoi ta largojë nga viti 1991, ende është aktual po me forma tjera sundimi – të veshura me petkun e demokratit e veprim komunistit me ndjenja fetare! Drejtësia dhe ligjet në asnjë moment të zhvillimit nuk arritën ta luftojnë politikën e mashtrimeve, ngase në të kundërtën do të rrezikoheshin interesat parciale dhe grupore të partiakëve. Ky deformim në mënyrë shkatërruese u pasqyrua në marrëdhëniet ndëretnike, që paraqet një segment të ndjeshëm të shoqërisë së Maqedonisë.

Edhe pse vendosja e parimeve të drejtësisë dhe respektimi i ligjit do të ishin garanci për ekzistimin e shoqërisë multietnike, multikofesionale dhe multikulturore, ata ofruan përgjithësisht despotizëm politik duke paraqitur realitetin në Maqedoni si shtet i vetëm maqedonasve e kështu duke injoruar popullin shqiptar. Këtë mendësi në mënyrë permanente po e aplikon edhe qeveria Gruevski, e cila thellohet në përhapjen e tendencave populiste për luajtjen e rolit të “shpëtimtarit”.


Është për t’u diskutuar fakti që nëse ekzistojnë mundësi për formësime politike, për interpretime reale të asaj që ndodhë në të vërtetë në Maqedoni. Me përfundimin e luftës së 2001-it u besua se do të sqarohen zhvillimet e rëndësishme, por ne nuk dimë se cili nga skenarët e përgatitur e të zbukuruar me mjeshtri do ta kap me të vërtetë të ardhmen. Problemet serioze që ka brenda në shtet, mbahen në heshtje. E me këtë bëhet e qartë se janë të paaftë të shikojnë edhe përtej rrethit të pjatës së tyre nacionale, kurse për çdo gjë që lidhet me dështime, shqiptarët i shpallin fajtor. Harrojnë se problemet aktuale, të cilët duhet të zgjidhen, janë të karakterit politik. Ata duhen të zgjidhen në saje të imperativeve funksionale, e jo duke gjetur arsyetime banale, me ndërhyrje policore nëpër shtëpitë e shqiptarëve.

Në rrjedhjen e procesit të integrimit janë shfaqur probleme të shumta. Ngadalësimi i këtij procesi është rezultat i (PA) identitetit maqedonas. Edhe pse mundohen me të madhe me u bë “antik”, gjuha që iu sjellë probleme me Bullgarin dëshmon të kundërtën, kombësinë artificiale të tyre. Pra, Maqedonia nuk radhitet ndër shtetet normale, ajo ka probleme të brendshme dhe të jashtme. Identifikimi i problemit anashkalohet. Këtë gjë e dinë edhe fëmijët dhe të rriturit, mirëpo heshtja dhe blerja e kohës është refleksion i gabuar.

Në këto momente, qeveria aktuale luan me ndjenjat e qytetarëve maqedonas, duke hapur “rrugë” të reja për maqedonasit, kurse shqiptarëve duke i’u mbyllur. Një prej këtyre rrugëve është edhe mos thirrja kryetarin e Kosovës në ceremoninë e inaugurimit, mandej ndryshimi i vizitës, kushtëzimi i nxënësve shqiptar në shkollën e mesme të mjekësisë etj. Pra, çdo gjë që identifikohet me shqiptarët përbuzet, anashkalohet dhe nënçmohet. Lindja e nivelizimeve të tilla çon drejtë fenomeneve tjera…

Sa i përket dimensionit tjetër, atij fetar është për tu habitur. Edhe pse Maqedonia me Kushtetutë është shtet laik, qeveria aktuale merret me projekte fetare, duke manipuluar me qytetarët. Gruevski mundohet të bëhet udhëheqës shpirtëror i maqedonasve, ta marrë udhëheqësin e Kishës Ortodokse Maqedonase, e me këtë Maqedonia të kthehet në Mesjetën e hershme, kur kisha luante vallet e tmerrit me besimtarët.

Kjo tendencë është e rrezikshme. Është për diskutim dhe për tu habitur pse partia shqiptare në pushtet është indiferente ndaj këtyre fenomeneve. Ndoshta dëshira e flaktë për tu ulur në kolltukët e qeverisë ua ka verbuar sytë, apo Gruevski i ka bekuar me ujin e shenjtë! Nuk janë vetëm shqiptarët kundër ndërtimit të kishës, por të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm, që e kuptojnë lojën e fëlliqur të Nikolla Gruevskit. Sheshi sa është i Kishës është edhe i Xhamisë. Protesta kundër Kishës në sheshin e qytetit u identifikua si shqiptare, edhe pse në grupin e studentëve protestues nuk kishte asnjë shqiptar. Dhuna që u ushtrua ndaj studentëve është një sinjal i fuqishëm se Maqedonia është shtet ku çmenduria udhëheq me shtetin, ku e drejta është në anën e dhunuesve.

Kjo punë refleksionesh e një feje, e cila nuk është mësuar të shikoj në sytë e të tjerëve e të jetoje në paqe me veten dhe të tjerët, gjithmonë ka pasur implikacione politike. Shteti ndërton kishë në sheshin e qytetit, kurse kur është pyetur për Burmali Xhaminë, Gruevski është përgjigjur se: “Për ndërtimin e Xhamisë në qendër të Shkupit duhet pyetur Komunën Qendër. Këshilltarët e asaj komune marrin vendim ku dhe çka do të ndërtohet”. Nga kjo kuptojmë jo vetë naivitetin e kryeministrit, por edhe lindjen e fundamentalizmit ortodoks. Kur një qeveri bashkëkohore refuzon ta çoj vendin drejtë botës së civilizuar, drejtë integrimin në Unionin Evropian dhe NATO, ose kur lëvizjet e inspiruara fetare përpiqen ta rikthejnë formën kishtare- mesjetare të qeverisjes, atëherë ne e shikojmë këtë si fundamentalizëm.

Ky është mentalitet i cunguar i një fanatiku, sepse raportet komplekse jetësore në shoqëritë multietnike, multikofesionale dhe multikulturore janë në përputhje vetëm me një universalizëm të rreptë të një respekti për secilin qofshin këta musliman apo krishterë…

(Autori është student në UEJL – studime për Master-Drejtimi: Diplomaci)

Në trend

Më shumë
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet

Botë
Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

Të penduar që e larguan, Laporta dëshiron ta rikthejë lojtarin që i takon Bayern Munichut

La Liga

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Goditje e rëndë për Donald Trumpin - gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Amerika
“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

“Siç të kam thënë, të uroj fitoren” - Olta reagon pas mesazhit që i shkoi Rozanës në Big Brother: Nuk është e vërtetë, nuk jam çmendur

Magazina
Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

Florentino Perez ka gati transferimin e parë për verë te Real Madridi - kushton 60 milionë euro

La Liga
Kalo në kategori