Politika e rrezikshme e Serbisë …
Serbia është duke bërë politikë të rrezikshme, pas trysnisë së BE-së që të heqë dorë nga veriu i Kosovës. Nuk mjafton vetëm arrestimi i një krimineli, por të gjithë të tjerëve dhe duhet ndaluar financimi i strukturave paralele serbe. Arrestimi i një krimineli është bërë në rrethana që lënë për të nënkuptuar se nuk ka qenë ai vullnet i Serbisë. Faktori vendor dhe ndërkombëtar duhet të vazhdoj të kërkoj fuqishëm nga Serbia që të heqë dorë nga Kosova.
Të martën në mbrëmje mediat raportuan se është arrestuar Zonko Veselinoviq, një nga kriminelët serb që ka operuar në veri të vendit, që njihet si kupola e krimit dhe trazirave në atë pjesë të Kosovës. Madje edhe i dyshuar për dorë në vrasjen e policit Enver Zymberi dhe për sulme mbi ushtarët e KFOR-it.
Pas mesazheve të fuqishme që i dha BE-ja Serbisë, dhe së fundi edhe në Kosovë të njëjtën e përsëriti kancelarja Merkel, Serbia ka nisë të bëjë politik me BE-në, për t’i riparuar marrëdhëniet sa i përket çështjes së marrjes së statusit të vendit kandidat.
Dhe të mos harrojmë se arrestimi i tij bëhet vetëm disa ditë pasi komandanti i KFOR-it e pranoi edhe publikisht se Veselinoviq është një prej personave të dyshuar që ka shkaktuar trazira në atë pjesë të Kosovës.
Që vullnet i Serbisë nuk është heqja dorë nga strukturat paralele dhe stimulimi i kriminalitetit në atë pjesë mjaftojnë rrethanat në të cilat është arrestuar ky kriminel serb.
Arrestimi i këtij krimineli serb është bërë në këtë kontekst për t’i dërguar mesazh BE-së se ata nuk mbështesin strukturat kriminale serbe në veri, por kujdesën që t’i vendosin para drejtësisë kur u jepet mundësia. Kjo është një lojë e rrezikshme e Serbisë, nëse nuk ndalon financimin e strukturave paralele në veri dhe nëse nuk tërheq të gjithë agjenturat e veta nga ai rajon, duke bërë të ditur se nuk është e interesuar aneksimin e asaj pjese të Kosovës.
Përmes arrestimit të individëve, Serbia synon të dërgoj mesazh se fajtor për destabilizimin e situatës në veri të vendit nuk është shteti serb, përkatësisht qeveria e Serbisë, porse individët, për qëllime përfitimi material personal, dhe siç raportuan mediat serbe, biznesin e kanë zhvilluar në bashkëpunim me shqiptarët e asaj pjesë të Kosovës. Pra synon që të individualizoj dhe ta paraqet kriminalitetin shtetëror serb në veri, si rast i krimit të organizuar multietnik. Shumë larg realitetit që mbretëron në veri dhe që përgjegjëse kryesore është qeveria e Serbisë.
Një gjë është e qartë dhe nuk do koment se strukturat paralele serbe në veri të vendit i financon fuqishëm qeveria e Serbisë, dhe për më tepër u jep mbështetje publike siç e bënë me rastin e vendosjes së barrikadave, përmes zyrtarëve të lartë shtetëror serb.
Qeveria e Kosovës, opozita dhe opinioni publik duhet të jetë vigjilent pas këtij gjesti të Serbisë, duke kërkuar që Serbia zyrtare të ndaloj stimulimin e strukturave paralele në veri, të bashkëpunoj me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in për arrestimin e të gjithë të dyshuarave për akte kriminale në veri të Kosovës, e që aktualisht gjenden në Serbi dhe se gjykimi i tyre të bëhet në vendin e kryerjes së krimit, pra në Kosovë.
Ndërsa faktori ndërkombëtar veçanërisht SHBA-ja dhe BE-ja, duhet t’i bëjnë të qartë Serbisë, se kërkesa e tyre është që t’i largojnë të gjitha strukturat paralele nga veriu i Kosovës me qëllim kthimin e stabilitetit dhe jetës normale të qytetarëve të asaj pjese të vendit. Faktori ndërkombëtar nuk duhet të bjerë në lajthitje të Serbisë, por duhet të vazhdoj të reagoj aq fuqishëm sa ka qenë kohëve të fundit ndaj veprimeve të Serbisë në raport me Kosovën.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kosova-voton-780x439.jpg)
Kosova voton për Kuvendin e ri - gjithçka që duhet të dini për procesin zgjedhor
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/diaspora-780x439.jpg)
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados -](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/soto-780x439.png)
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ollsi.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
![KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-1-e1739047798853-780x439.jpg)
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-51-780x439.jpg)
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
![Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-nentokesor-780x439.jpg)
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
![Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/deco_1im23gzrj88ys1qq81hjimv3xv-780x439.png)
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi