Politika e dyfishtë e Bashkimit Evropian
Këtyre ditëve jemi dëshmitarë të disa proceseve të cilat doemos, deshëm apo s’deshëm ta dimë, kanë bërë një evolucion në skenën politike, si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi. Sipas raportit të fundit të ministrave të jashtëm evropianë, Serbisë i dhanë dritë jeshile për kandidaturën, ndërsa Kosova për herë të parë u përdor me asteriksin, i cili ishte pjesa më e ndjeshme dhe ajo kryesore e kompromisit, për të cilën Serbia nuk lëshonte pe, e për çudi, kësaj të fundit iu plotësuan dy dëshirat, ajo e kandidaturës dhe e ‘yllit’ të famshëm, për të cilin disa thonë se nuk ka ndonjë rëndësi të veçantë, ndërsa një pjesë tjetër deklarojnë se pasojat e saj politike dhe juridike mund të shihen më vonë.
Natyrisht, përfaqësues të Bashkimit Evropian, nëpërmjet deklaratave të tyre, shprehin kënaqësinë duke falënderuar të dyja palët, si atë kosovare ashtu edhe serbe, për arritjen e kompromisit. Nga njëra anë, duke pasur parasysh se Serbia këtë vit do të sfidohet me një proces tepër të ndjeshëm zgjedhor, ku sipas zhvillimeve të fundit, shihet qartë për një trasim terreni dhe një komforditet për presidentin aktual serb, Boris Tadic, që partia e tij edhe për një mandat të sigurojë udhëheqjen e Serbisë. Dhe për përfaqësuesit evropianë kjo është ajo që duhet të ndodh në të ardhmen, ndërsa, aspak nuk marrin për bazë standardet dhe kornizat ligjore të cilat janë të aprovuara nga institucionet legjitime të BE, e të cilat ndërlidhen direkt me zhvillimet, si në aspektin politik, social, ekonomik, drejtësi etj.
Njëra ndër çështjet që do të duhej të merrej parasysh dhe në të cilën BE do të duhej të bazohej, është respektimi i të drejtave të pakicave në Serbi, që sa i përket legjislacionit të BE, një çështje e këtillë është baza kryesore, apo barometri kryesor i demokracisë dhe si rrjedhojë e kësaj, mundet që shumë qartë të konfirmohej nëse në Serbi të drejtat e minoriteteve janë të respektuara, sidomos në aspektin praktik.
Gjatë zhvillimit të debateve në BE, shteti i cili më së shumti kundërshtoi kandidaturën e Serbisë në BE ishte Rumania. Përfaqësuesit e Rumanisë kritikuan Serbinë rreth respektimit të të drejtave të pakicave dhe në këtë mënyrë zgjatën debatin për atë se duhet, apo nuk duhet dhënë drita jeshile Serbisë për kandidat të BE?
Por, më e shëmtuara e gjithë këtij procesi është ajo se, përfaqësuesit e BE nuk menduan aspak për të ardhmen e Kosovës, duke mos sqaruar asgjë për përfitimet e Kosovës nga ky kompromis. Ata nuk morën parasysh potencialin e qeverisë aktuale të Kosovës, ose thënë më konkretisht, për dallim nga tendenca e sigurimit të mandatit të disa anëtarëve të qeverisë aktuale të Serbisë, ata me veprimet e tyre dëmtuan imazhin e qeverisë aktuale të Kosovës, duke i dhënë një shkas shumë të fortë opozitës të sulmojë ashpër veprimin e delegacionit të Kosovës. Një gjë e tillë u vërejt sidomos te përfaqësuesja për politikë të jashtme e BE, znj. Katerine Eshton, e cila nuk kishte një përgjigje konkrete lidhur me atë se cili ka qenë përfitimi i Kosovës nga kompromisi i fundit, apo siç thuhet në terminologjinë e medieve, “Marrëveshjes Kosovë-Serbi”.
Për fat të keq, Kosova nuk kishte ndonjë aleat, apo shtet anëtar në BE, për të ngritur zërin rreth integrimit krahas Serbisë, sikur që Rumania tangoi problemin e komunitetit vlleh në Serbi, sepse edhe Shqipërisë si një vend me rëndësi strategjike për BE, ende nuk i është mundësuar që të ketë të drejtat e njëjta të integrimit sikur që iu mundësohet Serbisë.
Kosova sipas asaj që shihet në realitet, aplikon me përpikëri të drejtat e minoriteteve, sidomos atij serb në Kosovë, ndërsa Serbia nuk e bën një gjë të këtillë, sidomos me popullatën shqiptare që jeton në Luginë të Preshevës. Këtë gjë e dinë shumë qartë edhe përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, ku popullata shqiptare në Serbi çdo ditë përballet me probleme të natyrave të shumta, sidomos ato ekonomike dhe sociale. Qeveria e Serbisë deri më tani nuk ka treguar një vullnet të qartë për interesin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, shqiptarët çdo herë kanë qenë të injoruar. E në anën tjetër, sa i përket serbëve të Kosovës, ata gëzojnë të gjitha të drejtat, ndërkohë që qeveria serbe i ka ndihmuar financiarisht po edhe politikisht. Prandaj, mund të konkludohet se nuk ekziston aspak një paralele midis të drejtave të pakicave në Kosovë dhe atyre në Serbi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLëndohet një 20 vjeçar nga një shpërthim në shtëpinë e tij në Gjakovë, policia dyshon për mjete tjera të pashpërthyera
Modric ‘sulmoi’ Vinicius Jr në sy të të gjithëve: Braziliani i tërbuar u vërsul në dhomat e zhveshjes, Ancelotti sqaron situatën
Jordania e gatshme për luftë me Izraelin nëse Netanyahu i dëbon me forcë palestinezët
"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes
"Lëvizja për të shkarkuar presidentin e SHBA-së ka filluar" - demokratët kundër Trumpit
Pas gjithë asaj buje, Joz Marku 'ndjek' llogarinë e Gjestit në Instagram
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin