LAJMI I FUNDIT:

Policinë (s’)ka kush e mbron!

Derisa bisedimet me Serbinë po vazhdojnë dhe hapin shpresa se po shihet fundi i një procesi të filluar mbase në vitin 1968, derisa protestat e Vetëvendosjes sado të “kuqe” qofshin ato po ashtu japin shpresa se ky vend ka hapësirë edhe për një forcë kritike e cila din edhe të jetë e zhurmshme, por ajo që tmerron më së shumti është paraqitja e civilëve në rolin e “sigurimcave” militant të cilët nuk i japin përgjegjësi askujt dhe të cilët i rrahin me shkelma edhe të prangosurit nën përkujdesjen e policëve. Përndryshe, dikush deri tani do të jepte dorëheqje, qoftë ministri apo kryeministri, për këtë akt jomoral të rrahjes së qytetarëve të lidhur dhe nën mbrojtjen e policisë, ose do të deklarohej publikisht se në këtë shoqëri ka forca mbi ligjin të cilat nuk i japin llogari askujt me çka do të legjitimohej çfarëdo dhune e qytetarëve ndaj institucioneve jodemokratike. Kjo po që ishte pamja më e shëmtuar gjatë kësaj vizite.

Kjo temë mbase edhe është vjetruar për të qenë lajm, por fenomeni me të cilin do të merremi mbetet i ri, një risi e pakëndshme në skenën tonë publike me tendenca që kjo të përfshijë edhe sferën private, ashtu siç dinë të sillen të gjitha forcat e pakontrolluara që jetojnë mbi shoqërinë. Bisedimet janë vetëm nyja rreth të cilit u lidh loja, dhe shpërtheu me ngjyrat të cilat kemi menduar se janë të harruara për shoqërinë tonë.

Faktori ndërkombëtarë, këtu mendohet kryesisht në faktorin perëndimor, po përpiqet me modele shkollore të negocimit në mes të Kosovës dhe Serbisë, të bëj një hap përtej mosbesimit shekullor dhe të ndërtojë një rrugicë të re drejt Evropës, për të dyja palët. Jo rastësisht e them rrugicë duke marrë parasysh se autostradat me gjasë po ndërtohen për interesa të tjera.


Ardhja e Borko Stefanoviqit në Kosovë, e kërkuar pak a shumë ultimativisht nga ndërmjetësuesit, e sipas të gjitha gjasave nga pala amerikane, si duket kishte për qëllim pikërisht efektin psikologjik si dhe paraqet një test të rëndësishëm se deri ku mund të shkohet pa krijuar trazira serioze.

Gurët mbi veturën e mysafirit zyrtarë të qeverisë!

Deklarata e Borko Stefanoviqit se ishte ndjerë i frikësuar kur demonstruesit në Prishtinë ia kishin goditur me gurë veturën duket krejt reale kur shikohet nga aspekti njerëzor. Si duket kjo deklaratë duhet të jetë dizajnuar për opinionin serb, të cilët në vend se ta gjykojnë atë për vizitën në Prishtinë, i gjykojnë shqiptarët e “egër” të cilët ja, nuk janë për bisedime.

Deklaratat se kjo vizitë ishte jozyrtare po ashtu janë të dizajnuar për publikun serb, ndërkohë që vizita kryekëput ishte zyrtare. Kjo do të thotë edhe njohëse. Ky balon provues u pa që nuk shkaktoi shumë reagime në Serbi duke treguar kështu indiferencën e qytetarit serb të lodhur tashmë nga shumë probleme të brendshme.

Se cili është karakteri i vërtetë i këtyre bisedimeve mund të kuptohet fare mirë nga deklarata nënkryetarit të Partisë Demokratike të Serbisë: “Përfaqësuesi kryesor i Serbisë në këto bisedime-ka theksuar ai, e ka vizituar Prishtinën në cilësinë e përfaqësuesit zyrtar të shtetit të Serbisë në shtetin e Kosovës. Kjo konfirmohet kur është ulur në tryezë me flamurin e shqiptarëve të Kosovës dhe flamurin e Serbisë”. Kështu ka deklaruar për agjencinë serbe të lajmeve, “Beta” zëvendës kryetari i Partisë Demokratike serbe, Slobodan Samarxhiq, duke shtuar se “qeveria e Serbisë nuk duhet edhe më tutje të përpiqet që të bind qytetarët se si nuk e ka njohur Kosovën e pavarur, sepse me bisedimet e nisura të delegacioneve serbe dhe atij të Prishtinës, kjo gjë definitivisht është bërë”.

Kush është Borko Stefanoviq?

Duke iu referuar thënies së përfaqësuesit amerikan në këto bisedime, Thomas Countryman, se këto janë bisedime në mes të përfaqësuesve të dy shteteve, duket interesante të shohim se cilit “zyrtar” jozyrtar është besuar kryesimi i delegacionit serb.

Borko Stefanoviq , basisti i grupit “Generacija bez buducnosti”, GBB, ( Gjenerata pa ardhmëri) njihet në qarqet serbe si pragmatik dhe njeri i afërt me Boris Tadiqin, presidenti aktual serb. Kjo vlerësohet të e ketë sjellë atë në pozitën e kryenegociatorit serb në bisedimet me Kosovën. Sukseset e tij në disa negociata si ato rreth shitjes se korporatës serbe të Naftës (NIS) blerësit rus, pastaj bashkëpunimit të suksesshëm me EULEX-in, dhe negocimi i një marrëveshje të volitshme me izraelitët rreth aferës “Sateliti” ku për një interes spiunazhi ishte lidhur një kontratë tejet e pafavorshme në vlerë prej 40 milion dollarë për blerjen e tre balonave të spiunazhit pa pilot, dhe një numri të fotografive specifike ( rreth 500) satelitore sipas preferencave dhe nevojave të deklaruara nga Serbia.

Njohësit vlerësojnë se afria tradicionale familjare (xhaxhai Mirko ishte diplomat shumëvjeçar) me izraelitët dhe amerikanët, i krijoi atij karrierë, por nuk janë të sigurt se sukseset në negociata do të ishin rezultat veç i këtyre lidhjeve, për më tepër në opinionin serb vlerësohen edhe shkathtësive negociuese dhe gjakftohtësia tashmë e dëshmuar e tij. Në media përfolet si person jashtëzakonisht i qetë, i cili nuk e humbë gjakftohtësinë edhe po të duhet të përsërisë të njëjtën frazë me dhjetëra herë.

Gjatë karrierës s tij diplomatike në Uashington thuhet të ketë krijuar një rrjet serioz të miqve, përfshi edhe njerëz në administratën e presidentit Obama. Axha i tij, Mirko, person me një karrierë të gjatë në diplomaci dhe aktualisht sekretar gjeneral në MPJ kishte kaluar një kohë të gjatë në lindje të afërt, prej tyre rreth dhjetë vite në Izrael. Pas pensionimit të parakohshëm, kohët e fundit ai është kthyer në pozitë të lartë të MPJ duke ngjallur dilema se kush kë e solli në pozitë të lartë: nipi xhaxhain apo ishte e kundërta.

Vizita e “Borkos”, është hapi më dramatik, publik, i këtyre bisedimeve dhe deri tani nuk janë shënuar përparime në rrafshin praktik. Mirëpo, diplomatët paralajmërojnë shumë shpejt zhvillime pozitive të rëndësishme në këto bisedime. A ishte kjo vizitë një uverturë në një situatë kur opinioni në Kosovë dhe Serbi mund të shokohen me hapa dramatik drejt njohjes e mbase edhe drejt hyrjes në BE? Qarqe diplomatike e përflasin një presion të jashtëzakonshëm mbi palët në bisedime, e sidomos mbi Serbinë për të arritur marrëveshje që do të çonte në ndërtimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes dy vendeve. Kompromiset thuhet se do të jenë të dhimbshme për të dyja palët, por njohja përfundimtare do të relaksonte sërish marrëdhëniet mes dy vendeve sidomos pas shpërblimit të pritshëm prej Bashkimit Evropian dhe SHBA. Pas shkopit karota përjetohet si më e shijshme.

Pamja më e keqe gjatë vizitës

Ardhja e një përfaqësuesi serb për bisedime në Prishtinë vetvetiu nuk paraqet një ngjarje të keqe, përkundër mendimeve të ndara në opinionin serb dhe atë kosovar. As protestat e “Vetëvendosjes” nuk janë një ngjarje e tillë shqetësuese. Në mos asgjë tjetër ato shprehin mllefin për mungesën e moralit politik nga pala serbe, për të kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë nga regjimet e mëparme serbe.

Madje as intervenimi i policisë e cila me gjasë, sipas urdhëresës, e ka tejkaluar atë që quhet dhunë e domosdoshme, dhe që mund edhe të mbulohet me arsyetimin se mysafiri i ftuar domosdo do të mbrohej dhe domosdo do të lirohej rruga për lëvizjen e tij. Derisa kjo është e padiskutueshme, mund të jetë e diskutueshme përgjegjësia politike e secilit zyrtarë lidhur me këtë vizitë, por kujt i japin përgjegjësi zyrtarët tanë?

Derisa bisedimet me Serbinë hapin shpresa se po shihet fundi i një procesi të filluar mbase në vitin 1968, derisa protestat e Vetëvendosjes sado të “kuqe” qofshin ato po ashtu japin shpresa se ky vend ka hapësirë edhe për një forcë kritike e cila din edhe të jetë e zhurmshme, por ajo që tmerron është paraqitja e civilëve në rolin e “sigurimcave” militant të cilët nuk i japin përgjegjësi askujt dhe të cilët i rrahin me shkelma edhe të prangosurit nën përkujdesjen e policëve. Përndryshe, dikush deri tani do të jepte dorëheqje, qoftë ministri apo kryeministri, për këtë akt jomoral të rrahjes së qytetarëve të lidhur dhe nën mbrojtjen e policisë, ose do të deklarohej publikisht se në këtë shoqëri ka forca mbi ligjin të cilat nuk i japin llogari askujt me çka do të legjitimohej çfarëdo dhune e qytetarëve ndaj institucioneve jodemokratike. Kjo po që ishte pamja më e shëmtuar gjatë kësaj vizite.

Mbase tema, vërtetë duket të jetë një lajm i vjetruar, por fenomeni është i ri dhe i heshtur, dhe rrezikon të bëhet përditshmëri e demokracisë tonë latino-amerikane. Jo, nuk është serial, është jeta që po ndërtohet me modele serialesh.

Në trend

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Kalo në kategori