LAJMI I FUNDIT:

Policia shton kontrollet në rajonin e Pollogut, gjobiten shoferët nën ndikimin e alkoolit

Policia shton kontrollet në rajonin e Pollogut, gjobiten shoferët nën ndikimin e alkoolit

Gjatë fundjavës që kaloi (22/23 dhjetor), pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë, kanë realizuar kontrolle në komunikacion, me qëllim zbulimin e shoferëve që drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.

Nga SPB Tetovë thonë se janë kontrolluar 121 vozitës, edhe atë 72 në Tetovë dhe 49 në Gostivar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gjatë kontrollit në rajonin e Tetovës, janë zbuluar 17 vozitës të cilët veturat e tyre, i kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, ku të gjithë janë përjashtuar nga trafiku, kështu që 16 prej tyre përkohësisht ju është ndaluar patent shoferi, ndërsa janë përgatitur 18 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, edhe atë për 17 vozitës dhe një bashkëvozitës nën gjendje të alkoolizuar, të cilët do të ballafaqohen me gjoba adekuate, varësisht nga shkalla e alkoolit që është konstatuar gjatë alkotestit. Krahas kësaj janë konstatuar edhe 13 kundërvajtje tjera të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.


Ata shtojnë se gjatë kontrollit në rajonin e Gostivarit, numri i vozitësve të alkoolizuar ka qenë 5, ku të njëjtët janë shkyçur nga trafiku dhe përkohësisht ju është ndaluar patent shoferi, kështu që janë përgatitur 3 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje si dhe 2 kërkesa për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje.

“Në këtë aksion, gjithashtu janë konstatuar edhe 7 lloje të ndryshme të kundërvajtjeve, duke përmendur se gjobat për drejtim të automjetit nën gjendje të alkoolizuar lëvizin prej 250 deri 400 euro në kundërvlerë të denarit, gjithashtu për të njëjtën kundërvajtje, gjykatësi cakton edhe masa mbrojtëse, ndalesë në afat prej 3 deri 12 muaj, për kategorinë në të cilën është konstatuar kundërvajtja”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori