LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon pesë kilogramë heroinë

Policia konfiskon pesë kilogramë heroinë

Policia e Maqedonisë të premten ka gjetur pesë kilogramë heroinë në tualetin e stacionit hekurudhor në Shkup, kurse pas kësaj janë arrestuar disa persona, njofton MPB-ja e Maqedonisë.

Sipas informatave të para nga policia, stacioni hekurudhor në Shkup ishte vendi i pranim-dorëzimit të heroinës, ndërsa destinomi përfundimtar ishte Austria.

Nga informatat ende të pakta, thuhet se bëhet fjalë për një grup kontrabandistësh që është përcjellë nga policia një kohë më të gjatë, kurse sot pasdite është kapur në vepër, derisa planifikonin që drogën ta fshehin në trenin që shkonte për në Austri.

Droga ishte e paketuar në një valixhe me dysheme të dyfishtë, thuhet në njoftimin e policisë, ku nuk jepen hollësi të tjera, sikundër as identiteti i personave të arrestuar. /Telegrafi/