LAJMI I FUNDIT:

Policia kërkon personin që ka humbur veshin

Policia kërkon personin që ka humbur veshin

Nuk dihet nëse është ndonjë Van Gogh i kohëve moderne, apo një i pafat që iu pre veshi në përleshje.

Me të gjetur veshin, policët kanë postuar fotografinë duke kërkuar njeriun që i përkiste kjo pjesë e trupit.

Autoritetet shëndetësore në Yorkshire të Britanisë së Madhe kanë deklaruar se “askush nuk është paraqitur për të kërkuar ndihmë, me një vesh më pak”, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, Policia i ka arrestuar dy meshkuj si fajtorë për veshin e këputur.


Mediat në Britani kanë filluar të tallen me gjithë këtë bujë që ka bërë Policia.

“Nëse ju mungon një vesh, lirisht mund të shkoni dhe ta merrni”, është një nga parodizimet që i është bërë rastit. /Telegrafi/