LAJMI I FUNDIT:

Policia futen në shtëpinë e lojtarit, pasi ai ‘kërkoi ndihmë’ derisa ishte duke luajtur në Apex Legends

Policia futen në shtëpinë e lojtarit, pasi ai ‘kërkoi ndihmë’ derisa ishte duke luajtur në Apex Legends

Thirrjet e një lojtari të Twitch për ndihmë nga shokët e tij të Apex Legends rezultuan që policia të shfaqej në shtëpinë e tij në atë që po vlerësohet një nga videot më të çuditshme të vitit.

Siç edhe dihet, komunikimi në videolojëra është kyç dhe bashkëpunimi me shokët e skuadrës është vendimtar për suksesin, përcjell Telegrafi.

Në këtë drejtim, thirrja e pozicioneve të armikut dhe formimi i strategjive janë pjesë e lojës për këdo që kërkon një avantazh konkurrues.


Ndonjëherë, megjithatë, lojtarët mund të jenë paksa shumë të zhurmshëm dhe siç rezulton, mund të ketë disa pasoja.

Kjo ndodhi edhe gjatë një loje të nxehtë të Apex Legends, kur transmetuesi Vuzby, thirri për ndihmë shokët e tij të skuadrës, përcjell Telegrafi.

Dhe ndërsa po bënte një gjë të tillë, policia lokale në Kanada dëgjoi britmat e tij dhe u fut në shtëpinë e tij për të parë se çfarë po ndodhte.

Kështu, disa oficerë policie u shfaqën pas tij, duke e kapur transmetuesin, plotësisht të fokusuar në lojë.

“A jeni duke luajtur tani?” pyeti një oficer. “A bërtitët ‘ndihmë’ në një moment?”.

Vuzby i shpjegoi policit se çfarë ndodhi – diçka që provokoi një qeshje nga oficeri.

“Ju djema më keni frikësuar”, tha transmetuesi.

Oficeri i policisë më pas zbuloi se dëgjoi transmetuesin duke bërtitur për ndihmë nga jashtë.

Megjithatë, para se të largoheshin, ata i uruan fat transmetuesit dhe që ai të kishte shumë shikime në kanalin e tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Politikani zviceran bleu një pistoletë uji rozë në internet, dënohet me 6,500 franga

Interesante
Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Gabimisht ua lëshon nxënësve videon e saj duke bërë seks (Video)

Fun
Trudeau largohet nga Parlamenti

Trudeau largohet nga Parlamenti "me gjuhën jashtë dhe një karrige në dorë" – bien në sy komentet në mediat sociale

Interesante
Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Interesante
Kalo në kategori