Po bëhen pikë e pesë
Politika kosovare duket se nuk po zë vend. Dikur partitë politike bënin gara në mes vete për ta hedhur poshtë kundërshtarin, ndërsa sot kjo i ka tejkaluar kufijtë. Jemi dëshmitar se qytetarët e Kosovës e kanë të pamundur të shohin të realizuar ndonjë projekt, të premtuar nga fushatat zgjedhore që bënin partitë politike, sidomos nga partitë pushtetare. Kjo nga fakti se anëtarët brenda një partie të caktuar qoftë e djathtë apo e majtë, nuk ecin në vija të njëjta, ngase tashmë pozitat e tyre të ndryshme të shijuar me vite të tëra, i bënë që të ndihen vet vendimmarrës të çfarëdo ngjarjeje që ndodh përkrah emrit të tyre.
Askush nuk dëshiron të sundohet nga tjetri, meqë tashmë secili prej tyre është mësuar që të mbrojë denjësisht interesat e veta që vijnë nga burimi kryesor, e ai burim i “pashtershëm” kush do të ishte vetëm se buxheti i Kosovës.
Një fakt tjetër që bie më së shumti në sy është marrëdhënia e vendasve me ndërkombëtarët. Dimë që këtyre të fundit edhe pse nuk e dinin tekstin zëri u shkonte si e ma mirë, kjo për dy arsye; e para, sepse ndërkombëtarët realizonin detyrën e tyre mirë, dhe e dyta, sepse vendasit nuk dinin t’i kryenin obligimet që i merrnin përsipër ndaj popullatës së pafajshme, të cilës i mungonte buka e kripa, ndërsa kishte të gjallë zemrën e butë dhe të urtë. Nuk dinin që ta udhëheqin vendin, ngase në atë kohë jo dhe aq të largët kryenin shkollën që do t’u duhej më vonë, ndërsa postet i kishin po për dy arsye; për paga të larta dhe për sy e faqe.
Eh tani gjërat po ndryshojnë. “Me kë të rrish ashtu edhe do të bëhesh”. Kjo po ndodh me ndërkombëtarët misionarë në Kosovë. Harruan punën dhe iu kthyen interesave njëjtë si politikanët tanë. Mirëpo nëse do të duhej të justifikoheshin këta të tanët, fundja do t’u japin llogari qytetarëve të tyre dhe këtë së paku nëpërmjet votës së “lirë” të tyre. Po ndërkombëtarët kujt do t’i jepnin llogari për papërgjegjësitë? Normalisht që përgjigjja është ASKUJT, sepse vet janë “dikush”.
Sido që të jetë, po i kthehemi ngjarjeve politike brenda partive. Megjithëse të gjitha partitë po maskohen me unitet përbrenda vetës, kjo po dëshmohet ndryshe, sepse kur zihen brenda e harrojnë derën e hapur dhe çdo gjë e merr vesh komshiu. Përderisa të parët e partive thonë fjalë shumë të bardha për partitë e tyre, del dikush nga brenda duke ua nxirë fjalët. He, vërtet të bën të qeshësh me lojëra të tilla. Kjo po ndodh për shkak se çdo anëtar ka mendim të kundërt me tjetrin, e kur shohin që fjala nuk u ecë aty, e gjejnë mënyrën e “duhur”, pra kalimi në partinë tjetër. Mirëpo, kalimi në grupin tjetër nuk mbetet vetëm kalim, por edhe zbulim i planeve dhe të metave nga partia që ikë, duke bërë kështu përçarje brenda asaj partie.
Mdiet, peng i politikës
Në anën tjetër, përderisa bëhen kalimet nga njëra parti në tjetër, shkrihen partitë nga shumësi në njëjës për shkak të dështimeve, mediet janë ashpërsuar dhe vështirë është t’u ik ndonjë rast. Prandaj kur politikanët e kuptojnë se nuk mund t’i ikin medies, mendojnë edhe për këtë problem. Sponsorimet janë mjalta më i shijshëm për gazetarët dhe kjo mjaltë ua ëmbëlson duart e lapsat e tyre për t’i lëshuar rastet që po dëmtojnë lexuesit, pra qytetarët.
Sido qoftë, politikës kosovare nuk po ia sheh hairin askush, përveç xhepave të tyre të cilët nga njëherë po qëllojnë të shqyera që po ua zbulojnë pronarëve të tyre se ç’kanë në to. Mirëpo jo më kotë kanë thënë të parët tanë se, ‘njëri prej nesh mund t’ia dal vet shumë lehtë, e nëse përzihen disa të tjerë, do të ngelim mbrapa shumë gjatë’. Andaj, “zgjidhja” na qenka se çdo anëtar i çfarëdo partie, duhet të hap parti në vete dhe pastaj do të “kënaqemi” duke barazuar emrat e partive me numrin e qytetarëve që ka ky vend. Është koha që të mos qeshim më, por të qajmë. Mirëpo më mirë është që të presim edhe ndonjë ditë, se ndoshta do të bëhet mirë!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?