LAJMI I FUNDIT:

Plisat marrin përgjegjësinë për incidentin

Plisat marrin përgjegjësinë për incidentin

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, nëpërmjet profilit të tij në Facebook, ka thënë se fajtorë janë vetë Plisat për incidentin që ndodhi në ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

“Për ndeshjen e humbur në tavolinë ndaj Trepçës, fajtorë jemi vetëm ne Plisat dhe askush tjetër. Nuk kemi bërë mirë që kemi hyrë në parket dhe i kemi sulmuar ata dhe kjo nuk guxon të përsëritet”.

“Them që kryesia e klubit të Prishtinës është më e mirë që ka ekzistuar ndonjëherë, në çdo aspekt, pra përgjegjësinë për sonte e marrim ne Plisat”, shkruan ndër të tjera Kastrati. /Telegrafi/