LAJMI I FUNDIT:

Planifikimi i falimentimit të ndërmarrjeve publike!?

Planifikimi i falimentimit të ndërmarrjeve publike!?

Në demokracitë e brishta, sikur demokracia shqiptare, klasa politike bashkërendon politikat me klasën e biznesit.

Lufta kryesore bëhet për të krijuar klasën sunduese (politikanët e quajnë pluralizëm politik) dhe klasën nënshtruese (ndryshe quhen votues).

Në këtë proces të kësaj lufte të ndarjes së klasave, varet shumë nga vetëdija e përgjithshme e qytetarëve dhe konkurrencës së shëndosh politike për të gjetur një rrugë të mesit, që nuk e dëmton rëndë ndërtimin e demokracisë.


Në Kosovë e vërejmë qartë që ka tendenca për të shkatërruar ndërmarrjet e suksesshme publike, me qëllim të privatizimit të tyre, e që më pastaj të shfrytëzohen këto gjigande biznesi për absorbim votash politike dhe modelim të strukturës shoqërore përmes varësisë ekonomike dhe punësimit.

Kjo lloj strategjie zakonisht bëhet nga politikanë shkurtpamës dhe kajtaxhi për pasuri e pushtet. Në terma të drejtësisë, falimentimi i ndërmarrjeve publike me planifikim, është vepër penale dhe fort e dënueshme sipas kodit penal.

Partitë politike të cilat duan ta mbrojnë interesin e përgjithshëm të shoqërisë, në raste të tilla duhet të organizojnë grupe hetuese parlamentare për të nxjerr në sipërfaqe planifikimin e falimentimeve të ndërmarrjeve publike dhe lidhjet me grupet e interesit, në mënyrë që të mbrohen interesat afatgjata të vendit dhe të mbrohet baza ekonomike që siguron një liri më të madhe ekonomike të qytetarëve karshi demokracisë në ndërtim.

Në këto procese rol duhet të luajnë edhe shoqëria civile për të mbrojtur qytetarinë, karshi një klase politiko-biznesore që nën emrin e demokracisë tenton të ndërtojë një klasë sunduese përmes koncentrimit të kapitalit.

Egoizmi i disa njerëzve nuk ka fund. Votuesit e varfër manipulohen më së lehti.

Fatkeqësisht në Kosovë kam pa me sytë e mi qytetarë, që në ditën e votimeve vendos të votojë dikë për një drekë me pesë qebapë. Një shoqëri e tillë do ketë klasë politike që do realizon vetëm projekte që i jep shoqërisë bukë thatë.

Baza e fortë ekonomike tek masat shoqërore avancon superstrukturën shoqërore. Koncentrimi i kapitalit avancon klasën sunduese.

Në trend

Më shumë
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit

Botë
“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat

“Kur vendos të kopjosh Luizin, të paktën kopjoje si burrat", Julian Deda kritikon ashpër lojën e Gjestit

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Parashikimi i motit për ditën e zgjedhjeve në Kosovë: Kush voton herët, përgatitet për të ftohtin

Lajme
Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin

Ju mund të gjeni vitaminë D në këto ushqime, konsumoni ato për të rritur imunitetin

Shëndetësi

"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare

Botë
Kalo në kategori