LAJMI I FUNDIT:

Plagosën 46-vjeçarin ndalohen autorët

Plagosën 46-vjeçarin ndalohen autorët

Një 46-vjeçar u plagos rëndë në fshatin Berdenesht të Sarandës, ndërsa dy autorët u ndaluan nga policia e qytetit.

Qani Hadëraj, 46 vjeç, u godit për motive të dobëta me armë të ftohtë nga Bari Mahilaj dhe Igli Doçe, përkatësisht 46 dhe 20 vjeç, tashmë të ndaluar. Sipas burimeve, i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Sarandës, ndërsa policia ka nisur procedurën ligjore për paraburgimin e autorëve./Telegrafi/