LAJMI I FUNDIT:

Plagos babain me armë zjarri

Plagos babain me armë zjarri

Policia e Shkodrës arrestoi një 18-vjeçar, pasi plagosi babain e tij me armë zjarri.

Autori Jozefin Pepniku akuzohet se ka plagosur babain e tij pas një konflikti në lagjen "Partizani" në Shkodër. Konflikti në familjen Pepniku morri shkas nga sjelljet problematike të adoleshentit.

Policia tha se “ i riu në sherr e sipër me babanë e tij, kishte marrë pistoletën dhe kishte qëlluar me plumb në këmbë të atin”. Mjekët thanë se “44 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, raportoi BW.

Ai akuzohet për "plagosje të lehtë me dashje" dhe "armëmbajtje pa leje"./Telegrafi/