Përralla thotë se ai u nis për udhë e hajt, hajt, hajt…! Nuk dihet a mbërriti ndokund, apo mbeti udhëtar i përjetshëm?!
Duke qenë se përrallat tona janë shumë më të moçme edhe se romantizmi nacional, ato kanë lloje të personazheve nga më të ndryshmet, të cilat kuptohet se asokohe nuk ishin shqiptare. Teoricienët e kombit thonë se asokohe, pra para shekullit XIX nuk kishte shqiptarë, por se ishim diçka tjetër…! Tash, ne, shikuar me ADN, ishim këta të njëjtit, por atëherë nuk e dinim se çfarë do të bëheshim! Pra, kishim lexuar vetëm dy kapitujt strategjik të librit të madh Sami Frashrit…! Nuk e dinim çfarë do të bëheshim!
Pastaj, kuptohet vetvetiu se shqiptarët do të prisnin që fillimisht të tjerët të bëhen kombe, se nuk na takonte neve të parëve të prijmë. Pastaj, ku na lënë vëlla me këtë politikë që kemi!
Pra, as këto qeniet dhe personazhet e përrallave nuk ishin shqiptare. Ishin… personazhe! Sepse, asokohe krejt ishin personazhe! Flisnin drunjtë, shtazët, shpezët, lloje-lloje nga më të ndryshmit! Pa fillim e pa fund! Politikanët nuk flisnin! Ata, vetëm tash, në kohën e medias gjithëpërfshirëse ia kanë dhënë gjuhës!
Në përralla pra ka gjithçka, gjithfarë rreziqesh, duke filluar prej këlshedrave e deri te bajlozët e detit! Ka edhe zana! Të mira, të këqija dhe ashtu, si orta – as të mira as të këqija! Ose, herë të mira e herë të këqija! Diçka si pako speciale, ndërlidhëse!
Nejse, vjen bajlozi i detit me vapore, se nga deti nuk vinte dot ndryshe, dhe ndalet pikërisht në brigjet e tona! Pasi ecën pak këmbë, sa për të çmpirë këmbët dhe për të kapur ekuilibrin me këtë tokë, ai i hip kalit dhe sulet nëpër fshatra! Qytetet nuk i nguci, se asokohe nuk kishte fare qytete ndër ne! Qytet ishte veç Stambolli! E, nëpër fshatra, shpi më shpi, kërkonte nga një dele e një vajzë të re! Çdo natë kështu!
E, çka ka të bëjë Qosja me këtë? Ai ngeli te romantizmi! Bajlozët ishin shumë më herët! Jo se është përrallë e keqe romantizmi, porse tash as përrallat nuk janë çfarë kanë qenë! Po rishkruhen!
Kështu, bajlozët erdhën prej diku dhe u futën edhe në këtë përrallën tonë moderne për babën e kombit, i cili kohëve të fundit përsëri po i shfleton fletët e bagremit! Po thotë: ky i keq, e ky edhe më i keq! Veç ai është i mirë në përrallën tonë post-romantike shqiptare! Ai është vet Gjergj Elezi, me nëntë plagë virtuale! Qy, nëntë?! Do të thosha dhjetë, por për plagën e dhjetë kam shkruar vjet. Pra, njëmbëdhjetë thuaj! Le të mbetet njëmbëdhjetë! Se do të na akuzojnë për plagjiat! Pastaj, e dhjeta e ka edhe një problem: decimalet nuk janë aspak për këtë prozë poetike!
Ajo që nuk po e dimë në krejt këto rrethana të turbullta është se nga vinin bajlozët e detit? Prej deti gjithsesi, por deti është i pafund or vëlla e vaporet nuk ndalen kurrë! Në përrallat dhe këngët tona gjithnjë vijnë vaporet!
Nëse nuk e dimë se prej nga vinin bajlozët, ajo që dimë me siguri është se Gjergjit tonë i pikonte çatia. Qosjes po i pikon çatia! Ëndërrimtari i madh, mbase edhe Don Kishoti jonë lokal, i ka mësyer sërish mullinjtë! Mullinjtë e politikës! Këtu, si e dini, nuk kishte kurrë mullinj me erë, por mielli ishte gjithnjë i dyshimtë! I vinte era! Sikur te kjo afera e fundit me miellin! Kombi nuk po e konstaton dot a po han miell apo krunde, e krejt kjo sepse… gazetarët duhet të shesin lajme! Se, kur do politika, shpejt i rehaton gjërat! E patë se si e rehatoi migrimin? Kur u mbush numri, e mbylli ventilin e sigurisë! U ndal! Shyqyr thuaj!
Pra, mullinjtë e politikës shesin lajme! Të prodhojnë desha të them, me idenë se po gaboj rëndë kur po përmendi lajmin si një kategori e shenjtë në një kontekst me tregun! Por, në shoqërinë tonë e cila iku me vrap prej socializmi, çdo gjë bëhet për treg, kot idealizma romantike për… Gjergjin që ngrihet në këmbë me të nëntë plagët virtuale në trup!
Çatia i pikon Gjergj Elez Alisë, apo së paku ai kështu kujtonte derisa po mendonte se çfarë do të bëhet me nëntë plagët e tij që i kullonin! Po e merrni me mend se shtëpia e Gjergjit është ajo godina futuristike me emrin Akademi e Shkencave dhe Arteve! Pranë arsimit tonë futurist! Qaty ku u zbulua metoda se si me nxjerrë kuadro pa pasë nevojë… as me msue! Të mësuarit është vjetruar! Më sill notat or vëlla! E, Gjergji, aq gjatë është në Akademi sa që lirisht mund ta quajë si shtëpinë e vet! Të tjerët erdhën më vonë! Prej politikës post-socialiste. Se, në socializëm akademikët zgjidheshin me meritë! Këta sot… jo!
Pra, Gjergj Elezi i moçëm po mendonte për plagët e tij, dhe nuk është aspak çudi e as nuk i vë faj njeri kur e kujton se asokohe nuk kishte as sigurim shëndetësor çfarë e kemi ne sot! Kështu, ngushëllohet! Gjergji, së paku, për ngushëllim, nuk ka pasur nevojë të mendojë se a hyjnë të gjitha plagët e tij në pakon shëndetësore, apo vetëm disa! Plagët e kritikës domosdo do të pranohen! Por, ato të politikës?
Nuk pikon çatia or vëlla! Kombi po qan! Vajton fatin e mjerë i të qenit komb i vogël të cilin vazhdimisht e sulmojnë bajlozët, që vijnë vazhdimisht prej diku! Një jetë e tërë kombëtare me frikën prej bajlozëve! E, politika krihet … ! Akademia merret me politike, e politika merret me… llafe!
Pikë, pikë, pikë… këndonte dikur, dikush! Pikat e shiut bien mbi qelq! Akademia, kjo ndërtesë e qelqtë! Kujdes, se thuhet shkenca jonë e brishtë! Për artet nuk kam frikë! Ato po mbijetojnë dhe po e kalojnë detin! Gjergj Elez Alia, me njëmbëdhjetë plagë virtuale po e bojkoton zyrën e vet në Akademi! Ai tashmë është shpërngulur në media elektronike dhe virtuale! Ka ikur nga aroma e çuditshme dhe asnjëherë e zbërthyer e librave! Edhe formula e Coca-Colas u zbardh, por jo edhe aroma dehëse e librave…!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
Pas trajtimit në spital, Gjesti kthehet në Big Brother
Gjesti lë përkohësisht shtëpinë e Big Brother VIP Albania
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet