LAJMI I FUNDIT:

Plaçkitet një bastore në Tetovë

Plaçkitet një bastore në Tetovë

Gjatë plaçkitjes në një bastore sportive, në lagjen Çarshia e Epërme në Tetovë janë vjedhur 19.300 denarë.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, derisa dy të punësuarit kanë qenë në pikën e pagesës, ka hyrë një djalë i ri me një mjet të mprehtë në dorë, me siguri kaçavidë dhe ka filluar t’i kërcënojë se do t’i vrasë.

“Krahas kërcënimeve për vrasje të punëtorëve ai ka filluar t’i shtyjë nga vendet e tyre dhe ka arritur të marrë 14.000 denarë nga arka e parë dhe 5.300 denarë nga arka e dytë. Me paratë e mara ai është larguar nga bastorja, duke u kërcënuar që mos ta denoncojnë në polici”, tha zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.


Pas denoncimit në polici, nëpunës të SPB Tetovë kanë bërë kontroll në bastore. Josifovski tha se posedojnë informata fillestare në lidhje me identitetin e kryerësit të veprës dhe dyshojnë se është i mituri i njejtë që ka kryer plaçitje në një bastore tjetër para një kohe të caktuar.

SPB Tetovë vazhdon me masa dhe aktivitete drejt zbardhjes së rastit dhe ngritjes së padisë kundër personit të mitur./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori