Arti është pjesë e secilit. Por jo çdo njeri di ta shpreh, për t’i bindur të tjerët me talentin e tij.
Lëkura është bërë pjesë e artit të tij të Pjetër Vukajt, 50-vjeçarit nga qyteti i Shkodrës. Fillesat e para të tij ishin me gdhendjen e drurit, por, sipas tij, më vonë kupton se jo vetëm me dru mund të bëhet artt.
Lëkura e kecit ishte ajo që e ka shtytur rastësisht të bëjë portrete që shfaqen si t’i pikturosh në letër.
“Me fillimet e mia jam marrë me krijimtari letrare, me pikturë, e pastaj me skulpturë dhe punimet në dru. Kam afro 15 vite që kam filluar me lëkurë. Suksesi im mbi lëkurë doli në pah para gjashtë viteve”, thotë Vukaj për Telegrafin.
Kjo ide atij i lindi rastësisht.
“Gjithçka filloi kur provova lëkurën për një lahutë. Pjesa e zezë pas gërvishtjes dilte e bardhë. Atëherë vazhdova të eksperimentoja, derisa nuk arrita në këtë rezultat”.
Por, jo çdo punë është e lehtë, sidomos kjo që ka zgjedhur Vukaj.
“Puna është pak e vështirë, por ajo që më mban është pasioni. Është një punë që e bëj me shumë dëshirë. Është art i veçantë që pëlqehet shumë nga të huajt. Por, në Shqipëri nuk e vlerësojnë edhe aq”.
Artisti nga Shqipëria tha se ka marr pjesë në 70-të ekspozita, si kolektive e po ashtu edhe personale. Por, vështirësitë ekonomike e përcjellin ngado.
“Edhe pse ftesat për ekspozita kolektive nuk mungojnë nëpër botë, nuk mund t’i përballoj shpenzimet. Nuk mund të shkosh në Paris për dy javë – vetëm me një punim”.
Artisti nga Shkodra tha se procesi i punës të merr shumë kohë.
“Procesi është paksa i vështirë, që kalon në regje, qethje, larje, shtrirje etj. Sërish duhet të futet lëkura në ujë, që të zbutet më vonë dhe t’i jepet gërvishtja për drejtim e duhur”.
Vukaj nuk është ndalur me kaq, meqë ka aplikuar edhe për në librin Guinness. Por, aplikimi i doli pa sukses.
“Duhej një kamerë që në fillimin e punës, e kjo nuk më kishte shkuar në mendje”
Ai ka një galeri të vogël, por që është e pamjaftueshme për një artist.
“Në familjen time merrem vetëm unë me këtë punë. Kam pasë kërkesa për të më menaxhuar, por ja që s’e kam parë të arsyeshme këtë. Tash mendoj ndryshe”.
Nga portretet në lëkurë që i ka marrë më shumë kohë, ishte ai i presidentit Ibrahim Rugova.
“Lëkura është më e vështirë se druri dhe guri dhe nuk të lejon përmirësim. Portreti i Rugovës më ka marr më shumë kohë, por që e përfundova me sukses”, thotë Vukaj në fund të bisedës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

Bota e mençur

Holivudi është po aq i frikësuar nga bota - sa ti dhe unë!

PEHLIVANËT

Udhëpërshkrim nga Sanxhaku i Novi Pazarit: Kur gjuha përcakton kombin - si u shndërruan shqiptarët në boshnjakë?
“Miku i fëmijëve”: Historia e errët pas fotos së famshme të Stalinit!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Garanton Emilia Rexhepi: Gjashtë deputetë të komuniteteve jo serbe s'e votojnë një qeveri të opozitës

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

'Një pazarllëk': Çfarë arriti Samiti i Kajros për Gazën?

Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës