LAJMI I FUNDIT:

‘Pjesëtarët e policisë hanë ushqim jo cilësor’ (Video)

‘Pjesëtarët e policisë hanë ushqim jo cilësor’ (Video)

Ushqim jo i freskët dhe me afat të skaduar në vend të ushqimit të mirë ju jepet pjesëtarëve të njësisë për detyra speciale. Këtë e tha kryetari i sindikatës së pavarur të policisë, Goce Delçev Todev. Sipas tij, disa udhëheqës veprojnë në kundërshtim me dispozitat e rregullores për ushqim të njësisë për detyra të speciale.

“Disa herë më parë ka ekzistuar vendosja e rregullores duke shikuar gjendjen reale me të cilën përballen pjesëtarët e policisë kur e pranojnë ushqimin dhe shikojnë ushqim ose byrek jo i freskët. Ata marrin ushqim të thatë në vend të ushqimit si dhe konserva me afat të skaduar”, u shpreh ai.

Todev kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme që ta respektojë rregulloren e ushqimit të pjesëtarëve të njësisë për detyra speciale.


Pas këtyre shqetësimeve të shprehura nga sindikata, ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu tha për televizionin 21 se ka dhënë urdhër për formimin e një komisioni për kontroll të ushqimit.

“Sot kam marrë një kërkesë nga sindikata e policëve në lidhje me kualitetin e ushqimeve që furnizohen anëtarët e fiktivit të policisë menjëherë kam formuar një komision për të konstatuar gjendje faktike tani më komisioni janë nëpër hapësirat e caktuara të njësive të MPB, pasi të marr raportin e këtij komisioni do të dalim me qëndrimin se ushqimi a i plotëson kushtet për tu konsumuar”, u shpreh ai.

Todev nga Sindikata e Pavarur e Policisë theksoi se një pjesëtar i policisë për detyra speciale është sanksionuar nga MPB, vetëm se në rrjetet sociale ka publikuar një foto duke shkruar se po hanë byrek jo të freskët. /Telegrafi/