Çmimet e prodhimit në Kosovë, janë ngritur për një mesatare prej 4.1 për qind, në katër mujorin e fundit të vitit të kaluar, në krahasim më periudhën e njëjtë të vitit 2013. Në këto të dhëna të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar, prodhimi i mjeteve motorike si dhe prodhimi i drurit.
Në anën tjetër, qytetarët vazhdimisht ankohen për ngritje të çmimeve të produkteve, si të atyre të prodhuara në Kosovë, po ashtu edhe të importuara. Madje, shtrenjtimi i energjisë elektrike ndikon edhe në ngritjen e çmimeve të produkteve tjera të prodhuara në territorin e Kosovës.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike dy herë brenda vitit të kaluar, ka rënduar buxhetin familjar të qytetarëve.
Hasan Berisha, mbi të 60-tat, që punon në sektorin privat, pohon se pagesa e faturave të shpenzuara të energjisë elektrike me një çmim shumë të lartë, po pamundëson blerjen e shumë artikujve tjerë të domosdoshëm për jetë. “Çmimi i energjisë është jashtëzakonisht i lartë. Nuk di si po arrijmë ta paguajmë. Pjesa më e madhe e rrogës sime shpenzohet në faturat e energjisë“, thotë Berisha.
Edhe Afrim Gashi, punëtor në sektorin privat, thotë se çmimet janë të papërballueshme krahasuar me pagat mujore në sektorin privat. “Çmimet janë katastrofë. Nuk e kuptoj si unë vetë, por edhe popullata në përgjithësi, po i mbulon shpenzimet mujore, kur merren parasysh çmimet dhe pagat në Kosovë”, thotë Gashi.
Ngritja e çmimit të prodhimeve për mbi 4 për qind, nënkupton se buxheti familjar do të ketë më pak përqindje për shpenzime të nevojshme, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, çmimet e larta, pagat e ulëta, bëjnë që të bie edhe fuqia blerëse e konsumatorëve.
Lekë Musa, ish – kryeshef ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se çdo reflektim i inflacionit do të ketë ndikim direkt në përkeqësimin e gjendjes sociale, pasi jo gjithmonë ngritja e inflacionit përcillet edhe me rritje të pagave. “Njerëzit në Kosovë do të kenë 4 deri në 5 për qind më pak buxhet për të shpenzuar, pasi kemi një rritje të çmimeve të produkteve esenciale. Këto me kohë duhet të reflektohen njëjtë sepse inflacioni do të ndikojë edhe në ngritjen e Bruto Produktit Vendor”, thekson Leka.
Institucionet e Kosovës, nuk kanë kompetenca që të ndërhyjnë në masën e çmimit të ndonjë produkti, pasi oferta, kërkesa dhe tregjet e jashtme përcaktojnë çmimet e produkteve të caktuara.
Por, megjithatë autoritetet kompetente tashmë kanë paralajmëruar se do të përgjysmojnë Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, nga 16 sa është aktualisht në 8 për qind, për disa produkte esenciale ushqimore dhe fatura të shërbimeve publike, që nënkupton një ulje e ndjeshme e çmimeve. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

ASK: Bie eksporti në Kosovë, thellohet deficiti tregtar rreth 30 për qind

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Tarifat eventuale të SHBA-së për mallrat e BE-së mund t’i prekin eksportet e Kosovës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri