LAJMI I FUNDIT:

Pilotët Kosovarë ‘fluturojnë’ drejt Kosovës me trofe (Foto)

Pilotët Kosovarë ‘fluturojnë’ drejt Kosovës me trofe (Foto)

Ekipi nga Kosova, i përbërë nga gjashtë pilotë (Berat Bejtullahu, Ardall Celina, Artan Venhari, Shkumbin Vula, Eduard Daci dhe Shpend Demjaha) janë kthyer nga gara ndërkombëtare e fluturimit në Distancë (Cross Country) ‘Trofeo Tre Pizzi’, të mbajtur në Esanatoglia të Italisë.

Si garë ndërkombëtare e organizuar në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare Aeronautike (FAI) gëzon njohje të gjerë ndërkombëtare, që vërtetohet edhe me numrin e madh të pjesëmarrësve, mbi 90 sish, dhe me përfaqësimin e mbi 15 shteteve nga katër kontinentet.

Edhe pse garë mjaft teknike me gjatësi mbi 70 kilometra, përfaqësuesit e ekipit arritën të përfundojnë me rezultat të mirë dhe njëri nga anëtarët e ekipit arriti të fitojë edhe vendin e dytë në garë. Rezultatet e garës ishin: Gabriel Hofer nga Italia në vendin e parë me 624 pikë, Berat Bejtullahu nga Kosova në vendin e dytë me 594 pikë dhe Tomasz Pilecki nga Polonia me 447 pikë në vendin e tretë.


Për pjesëmarrje në këtë garë Federata Aeronautike e Kosovës kishte përkrahjen e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport.

Ky është rezultati më i mirë deri tani i Federatës Aeronautike të Kosovës në përfaqësim ndërkombëtar në paragllajdizëm në disiplinën Distancë (Cross Country). /Telegrafi/

aero aero2