LAJMI I FUNDIT:

Pijet e gazuara te femrat shkaktojnë sulmin në tru

Pijet e gazuara te femrat shkaktojnë sulmin në tru

Femrat të cilat për çdo ditë konsumojnë pije të gazuara, sipas shkencëtarëve japonezë që kishin qenë të përfshirë në studim, janë në rrezik të shtuar që të pësojnë sulm në zemër.

Konsumimi i përditshëm i kësaj pije tek femrat, sipas shkencëtarëve, përreth 80% krijon mundësitë e formimit të droçkave në tru. Nga ana tjetër, tek meshkujt ekziston një rrezik paksa më i paktë se do ta kenë të njëjtin problem shëndetësor.

Ky hulumtim, që ishte kryer në universitetin në Osaka, pjesërisht ka vërtetuar hulumtimin amerikan që ishte shpalosur më herët gjatë këtij viti, në të cilin hulumtim thuhet se pijet me ëmbëltues mund të ndikojnë në shfaqjen e sulmit në tru tek të dyja gjinitë.

Tash e një kohë hulumtimet e shumta thonë se konsumimi i tepërt i pijeve të gazuara ndikon edhe në mbi peshë dhe në shfaqjen e diabetit, lloji 2. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori