Pfizer nuk e ka nënshkruar ende marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut për vaksinat anti kovid. Kërkesa e fundit e kompanisë farmaceutike para se të vendoset firma është që në rast të efekteve anësore, Maqedonia e Veriut ta marrë përgjegjësinë e dëmshpërblimit të pacientëve. Ministri Shëndetësisë Venko Filipçe tha marrëveshja me kompaninë amerikane është në prag të finalizimit.
“Më duhet ta pranoj se vërtetë kemi pritur shumë në kohën kur kërkoheshin ndryshime të dhënash në pjesën e pëlqimeve sipas kërkesave të tyre, me qëllim që të sillet vaksina në vendin tonë. Tani kanë edhe kërkesa shtesë para dy ditësh e nënshkruam marrëveshjen dhe e dërguam por ende nuk është kthyer. Në kërkesat e tyre shtesë kërkohet mbulimi i dëmshpërblimeve për efektet e padëshiruara eventuale të vaksinës”, deklaroi Venko Filipçe.
Gjasat që Pfizer të mbërrij në vendin tona brenda marsit, janë inekzitente. Shpresa mbetet platforma “Covax”, përmes së cilës pritet të arrijë kontingjenti parë i vaksinave Astra&Zeneca. Ndërkaq, edhe Agjencia Evropiane e Barnave pas një ekzaminimi laboratorik sërish ka ri certifikuar lejen e sigurisë së përdorimit të vaksinës Astra&Zeneca për shtetet e BE-së. Kjo erdhi pas shumë publikimeve të efekteve anësore të vaksinës në disa shtete. Por, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë i hodhën poshtë si tendencioze për çështje të shitjes nga konkurrenca. Pas këtyre konfirmimeve nga autoritetet nga 13 shtetet evropiane që përkohësisht pezulluan vaksinat Astra&Zeneca, rifilluan me vaksinim Sllovenia, Holanda dhe Portugalia. Drejtori Hans Kluger tha se duhet të rikthehet besimi te kjo vaksinë.
“Në këtë moment, e dimë se dobitë që sjell vaksina Astra&Zeneca i tejkalon rreziqet dhe duhet të vazhdohet të përdoret për shpëtimin e jetëve. Duhet ta kthejmë besimin, nëse dikush e ka humbur, posaçërisht për Astra&Zenecan. Ky besim kthehet me transparencë të kompetentëve dhe shkencës- pohoi Hans Kluge, Drejtor i Agjencisë Evropiane të Barnave.
Përmes platformës “Covax” vaksina Astra&Zeneca pritet të vijë si në vendin tonë ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Serbi. Maqedonia e Veriut është në pritje edhe të kontingjentit të dytë të vaksinës ruse Sputnik V, pas pakos prej 3 mijë dozave./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri