Qeveria e Kosovës ka pezulluar shtesat mbi pagën bazë që realizohen nga buxheti i Kosovës, por ky pezullim nuk ka prekur shtesat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij propozim-vendimi, përveç shtesave të përcaktuara në shtojcën 2, të gjitha shtesat tjera do të pezullohen për një periudhë tremujore duke filluar nga 1 shtatori i këtij viti.
Për shtesat të cilat vazhdohet të bëhet pagesa janë: shtesat për kualifikimet në arsim, kompensimet, ndërrimet e natës dhe kujdestari, kompensimet për stafin akademik, shtesat për shërbimin civil, për rrezikshmëri në punë, për shujtat, shtesat në shëndetësi, për pjesëmarrje për deputetët, për Prokurorinë Speciale, shtesat për staf mbështetës për kabinetet politike, shtesat funksionale për anëtarët e këshillit drejtues nëpër universitete dhe shtesat për përvojën e punës.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka thënë se kjo kërkesë vjen si nevojë e ndarjes së drejtë të mjeteve buxhetore dhe nevojës së rishqyrtimit të disa shtesave për të cilat është tejkaluar baza ligjore, ose në mënyrë të paarsyeshme është rritur numri i përfituesve, shkruan KosovaLive.
Po ashtu ai ka thënë se është edhe fakti i ekzistimit të një numri të madh të shtesave në bazë të vendimeve të veçanta që jo rrallë herë kanë sjellë edhe huti për autorizimin ligjor për miratimin e shtesave të caktuara.
“Në disa raste lartësia e shtesave është krijuar si problem. Qëllim i këtij vendimi nuk është që të ndalojë shtesat, por të rregullojë ato përkohësisht deri në miratimin e Ligjit të ri mbi pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës dhe pastaj të hartohet një rregullore e veçantë. Sipas propozimit parashihet se vendimet të cilat janë propozuar të shqyrtohen nga Zyra e kryeministrit”, ka thënë ai.
Në aspektin e përcaktimit të përftuesve, kjo do të bëhet nga një komision i veçantë i Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Financave, i cili do të shqyrtojë shtesat sipas kërkesave të institucioneve duke vlerësuar pajtueshmërinë e tyre me vendimet që do të miratohen nga qeveria.
Hajredin Kuçi, ka thënë se te pezullimi i shtesave duhet të jenë të kujdesshëm, ngase po përjashtohen një numër i madh i njerëzve dhe po mbetet një numër i vogël, shkruan Kosovalive.
“Mendoj se brenda muajit duhet ta zgjedhim këtë problem. Ta kemi komisionin dhe njerëzit të punojnë shpejt dhe brenda një muaji ta kemi zgjidhjen përfundimtare, sepse 3 muaj janë shumë për njerëzit që u ndalen shtesa, në veçanti në disa kategori”, ka thënë ai.
Në këtë aspekt ministri Yagcilar ka shpjeguar se “është rreziku i asaj që thotë Kuçi”, por ka theksuar se brenda një muaji është vështirë të përfundojnë të gjitha rishqyrtimet e vendimeve.
Ndërsa, Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se këtë çështje e kanë shqyrtuar në mars të këtij viti, sepse atëherë planifikonin të fillonin pagesën e përvojës së punës prej 0.5%, e cila fillimisht ishte vlerësuar se do të ketë një kosto prej 18 milionë euro, por është ngritur në 30 milionë euro.
“Nuk ka qenë pjesë e ndarjeve të rregullta buxhetore dhe është dashur të bëjnë kursime në shumë fusha për të arritur këtë kosto. Kemi arritur pak a shumë ta përballojmë, sepse vetëm në mallra dhe shërbime kemi kursyer rreth 11 milionë euro, pa prekur cilësinë dhe punën që kanë organizatat buxhetore. Prandaj është shumë e rëndësishme që ky vendim të merret sot që ne t’i lejojmë disa shtesa esenciale, ndërsa disa të tjera t’i shqyrtojmë”, ka thënë Hoti.
Megjithëse është vendosur se shqyrtimi i shtesave mbi pagën bazë të bëhet deri në fund të muajit tetor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania