LAJMI I FUNDIT:

Peugeot 208 ekspozohet në Gjenevë

Peugeot 208 ekspozohet në Gjenevë

Kompania e njohur franceze, Peugeot, ka ekspozuar modelin e ri, Peugeot 208, në Panairin e automjeteve në Gjenevë.

Peugeot 208 është vetura më e shitur nga gjiganti francez viteve të fundit, ndërsa kompania deri më tani ka lansuar disa modele të reja duke ndryshuar pak gjëra nga paraardhësit.

Modeli i ri i prezantuar në Gjenevë, po ashtu, sjell pak ndryshime te vetura e njohur, transmeton koha.net.


Pjesa e përparme mbetet gati identike, ndërsa dritat LED me pamje 3D janë pjesa shtesë e modelit të ri të Peugeotit.

Brenda Peugeot 208 të ri është një ekran shtatë inçësh i ndjeshëm në prekje që tregon detajet për sistemin e veturës.

Peugeot 208 do të dalë në shitje në mes të qershorit dhe do të jetë në dispozicion me këta motorë: 1.0 l me 68 KF; 1.2 l me 82 dhe 110 KF; 1.6 l me 165 ose 208 KF; 1.6 HDi me 75 KF, 100 KF dhe 120 KF. /Telegrafi/