LAJMI I FUNDIT:

Pëson kalimtari

Pëson kalimtari

Një ditë më parë në qendër të Pejës, e në pikë të ditës, dy grupe të rinjsh kanë shkëmbyer breshëri plumbash mes veti. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua. Por plumbat ranë mbi Kreshnik Isufajn, një kalimtar i rastit. Njëzetenjë vjeçari vdiq, e një tjetër person i pafajshëm u plagos rëndë. Policia dyshon se vrasja u krye nga Fisnik Gashi.

Kreshnik Isufaj ka mbetur i vrarë në vend kur është qëlluar me armë zjarri. Personi i cili dyshohet se i ka marrë jetën 23-vjeçarit nga Radavci i Pejës, është një bashkëmoshatar i tij.

Zyrtarë të Policisë në Pejë, jozyrtarisht kanë thënë të hënën për Express se personi që dyshohet se ka shtënë mbi këtë të ri, është Fisnik Gashi nga fshati Qyshk i Pejës.

Që ngjarja të jetë edhe më e rëndë, sipas organeve të rendit, viktima, në këtë rast, Kreshnik Isufaj, 21 vjeç, nuk ka pasur të bëjë asgjë me këtë rast.


I ndjeri ka qëlluar rastësisht “në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar”, në sheshin “Shkëlzen Haradinaj” në qendër të Pejës.

Policia dyshon se Kreshniku ka qëlluar në atë vend, pikërisht në momentin kur dy grupe rivale të rinjsh, janë kacafytur ndërmjet vete.

Sipas dyshimeve të para, ata mendohet se ishin duke qëruar hesapet e tyre të cilat për motiv kishin hakmarrjen.

Përveç tij, në vendin e ngjarjes, policia thotë se ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, shtetas i Shqipërisë. Ky person, i identifikuar si Agim Peca (1970) gjithashtu nuk ka të bëjë fare me rastin e vrasjes dhe kacafytjen e të rinjve pejanë ndërmjet vete. Edhe ai, sikurse viktima, kishte qëlluar rastësisht në atë vend.

Ky person është dërguar me urgjencë në Spitalin rajonal të Pejës dhe është duke u trajtuar nga mjekët, ndërkohë që merret vesh se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja e rëndë e vrasjes së të riut Kreshnik Isufaj, sipas policisë, ka ndodhur rreth orës 13, kurse dëshmitarët okularë tregojnë për panikun që ka përfshirë kalimtarët të cilët kanë qëlluar aty afër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori