LAJMI I FUNDIT:

Pësoi djegie të shkallës së tretë, nga eksplodimi i shishes së proteinave

Pësoi djegie të shkallës së tretë, nga eksplodimi i shishes së proteinave

19-vjeçari vuan nga djegia e shkallës së tretë në fytyrë, pasi i eksplodoi shishja për përzierjen e proteinave.

Dion Chilton po zbrazte ujë të valuar, për të sterilizuar shishen që shërben për përzierjen e proteinave, transmeton Telegrafi.

Besohet se përmbajtja e mëhershme dhe ujë i valuar kanë nxitur reaksion kimik, duke e shkaktuar eksplodimin e saj.


Fytyra e djaloshit 19-vjeçar u mbulua me ujë të valuar dhe ai humbi vetëdijen.

Vëllai i tij e ka gjetur atë të shtrirë në dysheme dhe e ka telefonuar ndihmën e shpejtë, që e kanë dërguar në spitalin e Kentit në Londër.

Studentit të matematikës, ka filluar t’i rripet lëkura, kurse për disa orë nuk ka parë aspak, por më vonë i është kthyer shikimi.

Sidoqoftë, mjekët kanë thënë se ai nuk do të ketë ndonjë shenjë të dukshme në fytyrë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori