LAJMI I FUNDIT:

Peshqit dhe guacat për shëndetin syve

Peshqit dhe guacat për shëndetin syve

Një hulumtim, në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 2.500 participantë të moshave ndërmjet 65 dhe 84 vjeç, ka treguar se konsumimi i peshkut dhe guacave të pasura me acide omega-3-yndyrore, i mbron sytë nga çrregullimi i quajtur degjenerimi makular.

Degjenerimi makular është sëmundje kronike që lidhet me moshën e që karakterizohet me dëmtimin e pjesës së syrit, e cila është përgjegjëse për mprehtësinë qendrore të shikimit.

Sipas studimit të botuar në revistën Ophthalmology, acidet omega-3-yndyrore ofrojnë mbrojtje nga kjo sëmundje, apo ngadalësojnë përparimin e saj, ashtu që autorët e studimit rekomandojnë konsumimin e peshkut dhe të guacave për të mbrojtur sytë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori