LAJMI I FUNDIT:

Peshkopi: Burg pa afat për të dyshuarit e vrasjes së trefishtë

Peshkopi: Burg pa afat për të dyshuarit e vrasjes së trefishtë

Gjykata e Peshkopisë dha të enjten masën e sigurisë, burg pa afat, për të dyshuarit e vrasjes së tre personave të së njëjtës familje në Mat.

Gjykata e Peshkopisë, la në burg pa afat, tre vëllezërit Dashamir Barçi , Valter Barçi dhe Durim Barçi, të cilët dyshohen se vranë para disa ditësh, Shaqir Barçin, bashkëshorten e tij Hamdije Barçi dhe djalin e tyre, Ylber Barçi dhe plagosën dy djemtë e tjerë të familjes, Halid Barçi dhe Gazmend Barçi, në fshatin Fraks të komunës Komsi, Mat.

Sipas hetimeve dyshohet se shkaku i ngjarjes ishte një grindje mes dy familjeve./Telegrafi/