Pesë vjet me parë proceset politike ne shërbim te shtetndërtimit të Kosovës shënuan arritjen më të madhe në dimensionin ndërkombëtar. Dhjetëra juristë, diplomatë e ekspertë të së Drejtës Ndërkombëtare në një betejë të gjatë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) argumentuan legjitimitetin e shpalljes se Deklaratës se Pavarësisë, duke bërë që historia politike e rrugëtimit të Kosovës të finalizohet me vulën e drejtësisë ndërkombëtare .
Opinioni Këshillëdhënës i GJND-së ( 22 korrik 2010) i cili konfirmoi në mënyrë të qartë dhe shprehës se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka cenuar asnjë normë ligjore të së drejtës ndërkombëtare, bëri që të faktohet ekzistenca reale dhe politike e shtetit të shpallur dy vite me herët dhe njëkohësisht të forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Republikës së Kosovës.
Si një argument i fuqishëm, ky opinion përveç heqjes së dilemave në pyetjen e shtruar para gjykatës, ka bërë që Kosova tanimë të këtë një pozicion më të favorshëm politiko-juridik karshi zhvillimeve për të e rreth saj. Njëherësh, ka siguruar një bazë të mirë për një lobim më bindës për njohje të reja, intensifikim në marrëdhëniet bilaterale dhe mundësi shtesë e perspektivë më të mirë për anëtarësim në disa organizata, mekanizma e institucione te rëndësishme ndërkombëtare.
Tani, pesë vjet nga ky mendim proceset në Kosovë kanë shënuar një rrjedhë përmbajtjesore në adresimin e të dy dimensioneve të shtetësisë: konsolidimit te saj në aspektin e brendshëm dhe të jashtëm.
Duke mos elaboruar rrjedhat e brendshme, sa i përket dimensionit të jashtëm të shtetësisë, Kosova deri me tani është njohur nga mese 110 shtete të botës e po ashtu është bërë pjese e disa organizatave të rëndësishme ekonomike ndërkombëtare.
Mendimi i GJND-së ka shërbyer mjaft edhe ne atë se, pa marrë parasysh kundërshtimet e Serbisë dhe të disa shteteve përkrahëse të saj ndaj legjitimitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, ekzistenca e saj si subjekt shtetëror në marrëdhëniet ndërkombëtare, tashmë pranohet në mënyrë të padyshimtë edhe nga një numër i konsiderueshëm i shteteve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht janë rreth 130 shtete te cilat tashmë pranojnë pasaportat e Republikës se Kosovës, në baza formale apo joformale.
Procesi i njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, është kushtëzuar nga rrethanat e veçanta politike dhe ligjore ndërkombëtare, në të cilat është pavarësuar Kosova . Praktika ndërkombëtare e legjitimimit ndërkombëtar të shteteve të reja, që nga krijimi i OKB-së, dëshmon se ky proces kryesisht është realizuar përmes anëtarësimit në këtë mekanizëm. Kjo, në thelb, ka nënkuptuar njohje kolektive të shteteve të reja, duke i bërë praktikisht të panevojshme njohjet nga shtetet veç e veç.
Ne këtë kontekst duhet theksuar se rruga për sigurimin e njohjeve individuale është rruga më e vështirë dhe me e gjatë. Asnjë nga fqinjët e Kosovës nuk kanë arritur më shumë se disa dhjetëra njohje formale bilaterale sepse, njohjen e kanë siguruar nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërkaq, Kosova këtij procesi është detyruar t’i qaset me rrugët paralele – pra, të kërkojë njohje një nga një, nga secili. shtet.
Në rastin e Kosovës, mungesa e konsensusit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për mbështetjen e propozimit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së për statusin e Kosovës, presidentit Martti Ahtisari, për shkak të kundërshtimit të Rusisë, e ka detyruar Kosovën që të ndjekë rrugën e njohjeve individuale, për të arritur integrimin e plotë në bashkësinë ndërkombëtare. Përballë këtyre specifikave, mendimi i GJND-se është situata me komfore të cilës politika dhe diplomacia e Republikës se Kosovës i referohet si pika me relevante gjatë lobimit.
E diktuar nga gjeopolitika, delikatesa e njohjeve më tepër është e përqendruar tek ato ne nivel rajonal dhe evropian. Derisa rrethanat ne rajon janë te njohura, në rrafshin evropian disa vende kanë dhënë disa sinjale pozitive, por ka pak bazë që qëndrimi i vendeve të BE-së do të ndryshojë për shkak të zhvillimeve të brendshme, pasi procese të tilla më tepër duken të ndërlidhura me rrjedha rajonale e globale.
Duke vlerësuar në retrospektivë, vendimi i GJND-së në Kosovë kishte ndihmuar në zvogëlimin e frustrimit të prodhuar nga procesi i ngadalshëm i njohjeve dhe nga qasja neutrale ndaj statusit realisht e pëlqyer nga KB-të .
Në thelb, ky mendim legalizoi pavarësinë e Kosovës dhe minimizoi përpjekjet e Serbisë dhe faktorëve të tjerë kundërshtues për zhbërjen e saj, nën “argumentin” e mbrojtjes të së drejtës ndërkombëtare.
Mendimi këshillues i GJND-së rikonfirmoi, edhe një herë tjetër, se e drejta ndërkombëtare përbën një sistem të tërë parimesh e normash, në të cilin nuk ka hierarki. Në këtë kuptim, parimi i respektimit të sovranitetit shtetëror nuk ka epërsi mbi atë të vetëvendosjes së popujve.
Me mendimin e saj, GJND dëshmoi se e drejta ndërkombëtare, në përgjithësi dhe Karta e OKB-së, mbron sovranitetin e popujve, ajo nuk ka kuptimin e një licence për qeveritë, që ato të nëpërkëmbin të drejtat njerëzore dhe dinjitetin dhe se sovraniteti nënkupton përgjegjësi, jo vetëm pushtet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri

Kur sheqeri në gjak rritet për shkak të stresit, ekzistojnë pesë mënyra për ta rikthyer trupin në normalitet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri