LAJMI I FUNDIT:

Pesë vendet më të mira në shtëpi, nëse doni të fshihni paratë ose bizhuteritë

Pesë vendet më të mira në shtëpi, nëse doni të fshihni paratë ose bizhuteritë

Nëse ju doni të fshihni paratë nga familja, hajnat apo edhe për t’i ruajtur ato, më poshtë janë disa ide që mund t’ju shërbejnë si një udhëzues, përcjell Telegrafi.

Frigorifer

Mbështillni paratë tuaja me një letër alumini apo në ndonjë qese plastike dhe ruani ato në pjesë e prapme të frigoriferit. Rrallë hajnit, ose edhe ndonjë narkomani “në detyrë” mund ti shkojnë ndërmend se ato i keni fshehur në frigorifer.


Fotografia në mur

Hapësira në mes të fotografisë dhe kartonit ku “mbështetet” fotografia është vendi i përsosur për të fshehur kursimet, përcjell Telegrafi.

Dhoma e fëmijëve

Një vend tjetër ideal për të fshehur kursimet është edhe dhoma e fëmijëve. Rrëmuja e zakonshme në dysheme, e cila përbëhet kryesisht nga lodrat dhe shumë gjëra tjera të vogla, do të bënte që hajnat të “refuzonin” që të futeshin aty.

Në shishe ilaçesh

Një shishe e vjetër e ilaçeve do të ishte ideale për një tufë të vogël të bonove, unazave dhe një palë vathëve, apo ndonjë objekt të vogël që ju nuk do të donit ta lenit “të rrezikuar”.

Raft librash apo CD-sh

Të gjithë në shtëpi, apo thënë shumica, kanë të paktën një lloj të koleksionit, si të librave, po ashtu edhe të CD-ve me filma apo edhe dokumentare të ndryshme. Këto gjëra, gjithashtu vlerësohen si më pak të rrezikuara nga hajnat.

Dhe për fund, përcjell Telegrafi, shumica e këshilltarëve financiarë thonë se sasi të mëdha të parave dhe gjëra me vlerë, as që duhet mbajtur në shtëpi. Sipas tyre, vendi më i sigurt për to është në bankë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Influencuesja e njohur e filmon veten duke dëmtuar pronën publike, nuk ndalet së qari kur e kupton me sa vjet burg u dënua

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Arinjtë në Turqi “nuk mund të bëjnë gjumin dimëror” - fajin e kanë temperaturat e larta

Interesante
Ky burrë nis shërbimin

Ky burrë nis shërbimin "Keqbërësi me Qira" - lejon klientët të duken si heronj para grave

Interesante
Taksia

Taksia "luksoze" që po bëhet virale në rrjete sociale - ofron WiFi falas, ushqime dhe medikamente

Interesante
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Kalo në kategori