LAJMI I FUNDIT:

Pesë mënyra për të hekurosur rrobat pa hekur

Pesë mënyra për të hekurosur rrobat pa hekur

Hekurosja është ndoshta një nga punët më të bezdisshme për të gjitha femrat. Shumica nga ne, kur bëhet fjalë për hekurosjen, mundohen ta lënë atë deri në momentin e fundit. Por për fat të mirë, këtu ka disa mënyra për ta hequr hekurosjen nga agjenda e punëve të shtëpisë. Pa hekur në dorë!

Përdor një spërkatës për rrudhat
Në përdorim ka edhe disa produkte që shërbejnë për të spërkatur rrudhat. Edhe pas hekurosjes, disa veshje krijojnë rrudha pasi palosen, kështu që në këto raste një sprej për rrudhat është shumë komod. Pasi t’i kesh spërkatur, palosi në një pozicion tjetër dhe do të shohësh që rrudhat janë zhdukur. Vetëm bëj kujdes me veshjet e mëndafshit, sepse në to spërkatësi mund të lërë shenja.

Përdor tharësen e flokëve
Fillimisht, lagi me ujë të gjitha rrudhat nga rrobat. Më pas, mbaje tharësen e flokëve 2 cm larg nga materiali (për të shmangur djegien) dhe bëj një lëvizje lart-poshtë derisa rrudhat të zhduken.


Merri rrobat me vete në dush
Ndërsa je duke bërë një dush të shpejtë, merri edhe rrobat me vete. Avujt nga uji i ngrohtë do t’i ndihmojnë rrudhat të përhapen me lehtësi.

Përdor tharësen
Nëse rrobat janë gjysmë të thara, për t’i tharë plotësisht përdor tharësen (edhe të flokëve nëse rrobalarësja nuk është e pajisur me sistemin e tharjes). Pasi t’i nxjerrësh që andej, rrobat nuk do të kenë asnjë rrudhë.

Përdor piastrën e flokëve
Në një kohë kur drejton flokët me një piastër, gjithmonë mundohesh që të drejtosh “rrudhat” që krijojnë ato. Të njëjtën gjë mund të bësh edhe me veshjet, duke u munduar që rrudhat e vogla që kanë krijuar bluzat t’i eliminosh ngadalë. Vetëm, ashtu si edhe me hekurin, me piastrën bëj kujdes se mos i djeg veshjet.

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Performancë, mes disiplinës dhe lirisë: Kombinime që duhet t'i rikrijoni patjetër

Keshilla Modë
Kalo në kategori