Moda është kalimtare, prandaj është me rëndësi që të blihet me mençuri. Sa herë ju ka ndodhur që diçka që keni blerë sezonin e kaluar, këtë vit as që mund ta shikoni? Pikërisht për këtë, ju sjellim pesë gjërat me të cilat nuk do të gaboni, ndërsa mund t’i vishni në mënyra të ndryshme dhe në çfarëdo evenimentesh.
Xhinset klasike
Secila femër në dollapin e saj fsheh së paku një palë xhinse. Nëse jeni admiruese e trendeve dhe preferoni modele të ngushta ose të gjera, mendoni pak më mirë dhe blini një palë xhinse me qepje klasike, të cilat janë ideale për çfarëdo eventi dhe për të gjitha trupat e femrave. Xhinset e tilla komode përshtaten për dukje zyrtare, elegante apo dukje seksi, ndërsa mund t’i kombinoni me take të larta, atlete ose sandale të rrafshëta.
Çantë pëlhure
E bartin tinejxheret, ndjekëset e trendeve dhe nënat, ndërsa është shtesë e përsosur e modës, e cila edhe kombinimit më të thjeshtë mund t’i japë freski dhe ta ngrejë në nivel më të lartë të modës. Njëngjyrëshe ose shumëngjyrëshe, të vogël ose të madhe, me çantën e pëlhurës nuk mund të gaboni.
Rripi i hollë
Nëse ende nuk e keni blerë, doemos duhet t’i siguroni vetes një shtesë të tillë mode, në çfarëdo ngjyre, sepse rripi i hollë ‘shpëton jetë’. Ky detaj i vogël mund që këmishën e gjerë ose tunikën ta shndërrojë në veshje seksi, ose thjeshtë të vendoset mbi një fustan të shkurtë. Por ekziston një rregull: Rripin kapeni një vrimë më gjerë sesa duhet, pasi që ai duhet ta përshkojë në mënyrë komode dhe të përshtatshme belin tuaj.
Tunika – fustan
Kjo veshje, e cila vjen me ngjyra dhe materiale të llojllojshme, u përshtatet të gjitha tipave të femrave, ndërsa mund të vishet në çfarëdo rasti. Ndërtojeni dukjen verore dhe visheni në plazh, plotësojeni me rrip të hollë rreth belit dhe visheni si fustan ose lëreni të lëshuar mbi xhinse. Me tunikën nuk mund të gaboni.
Këpucët me platforma
Edhe pse të gjitha fermat i admirojnë taket, kjo nuk do të thotë se atyre u pëlqen që t’i mbajnë ato. Nëse dëshironi ta zgjatni figurën, më mirë zgjidhni platforma komode me të cilat është shumë më lehtë të ecni, madje edhe të vraponi. Përveçse janë hit i sezonit, platformat pritet të dominojnë edhe gjatë vjeshtës, edhe atë në formë të këpucëve dhe çizmeve. Për ato që nuk i duan lartësitë, gjeni mini-platforma të cilat janë të larta vetëm 3-4 centimetra dhe janë shpëtim për shtyllën tuaj kurrizore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Çfarë duhet të bëni që deodoranti të zgjasë më shumë, a e keni ditur këtë truk?
Arsyeja pse duhet t'i pastroni gjithmonë rrobat që sapo i keni blerë
Pse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar