Në Kosovë kushtet për të bërë biznes nuk janë shumë të mira. Në krahasim me vendet e rajonit si në Shqipëri, Kroaci, Serbi, Maqedoni etj, ka probleme që fillojnë që nga siguria politike, korrupsioni i lartë, mungesa e infrastrukturës për biznes e deri tek efektiviteti në mbrojtjen e investimeve nga shteti. Kjo ka bërë që shumë investitorë të huaj të hezitojnë për të investuar në Kosovë.
Situatë e njëjtë edhe sa i përket investimeve në fushën e shëndetësisë, ku të gjithë jemi në dijeni të zhvillimeve të fundit dhe akuzave që ngrihen kundra qeverisë për mos zgjidhjen e këtij ngërçi. Bëhet fjalë për një nga investimet më serioze që është realizuar kohët e fundit në Kosovë sa i përket sektorit të shëndetësisë. Spitali Amerikan, në vitin e tretë të punës në Kosovë, me një objekt të ri në hyrje të Prishtinës dhe me një investim shtesë që arrin vlerën deri në 20 milion euro.
Më poshtë po japim 5 arsye se pse një investim i tillë duhet mbështetur dhe përkrahur nga të gjithë:
1. Investim serioz i fondit të qeverisë amerikane “Bedminster Capital Management Fund “Për vendet e vogla si Kosova me të ardhura mesatare shumë të ulëta, me numër të lartë të papunësisë dhe me dëshirën e madhe për tu integruar në rajon, një investim i tillë duhet të jetë shumë i mirë pritur nga klasa politike por edhe nga shoqëria civile. Spitali Amerikan, si një investimi Bedminster Capital Management Fund, një fond investimesh me qendër në New York, pjesëmarrës të të cilit janë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Zyra e Investimeve të Huaja (OPIC), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe investitorë të ndryshëm privatë amerikanë ka filluar të investojë në Kosovë nga viti 2012. Investimet iniciale ishin në shumën prej 7 milionë euro. Tani pas 3 vitesh do të investohen edhe 20milionë euro të tjera.
2. Grupi i Spitaleve Amerikan ka treguar histori suksesi edhe në Shqipëri!
Vlera e investimit në Spitalin Amerikan në Tiranë kap shifrën e 35 milionë eurove. Emri i Spitalit Amerikan thuhet fort dhe për pacientët shqiptarë ka zënë vend në mendjet e tyre, jo vetëm si një strukturë spitalore me një shërbim të pritur prej vitesh dhe te për të vlerësuar nga pacientët, por edhe si vendi ku janë realizuar sfidat e mjekësisë moderne. Transplanti i Veshkave, Transplanti i Mëlçisë ,Qendra e Kardiologjisë që trajton infarktet akute të miokardit 24 orë 7 ditë të javës, kirurgji të zemrës të pa aplikuara më parë në Shqipëri, qendra e parë private e hemodializës në vend, trajtimet me lazer në oftalmologji, kirurgjia plastike dhe rikonstruktive, implanti i parëkoklear, radiologjia e avancuar në nivelin më të lartë teknologjik si dhe kirurgjia konservative, kanë qenë vetëm disa nga risitë e Spitalit Amerikan.
3. Rrit standardin në shëndetësi.
Institucion i certifikuar nga ISO, The American Hospital Association si edhe nga Diplomatic Code! Spitali Amerikan posedon të gjitha certifikatat e standartit ISO. Po ashtu nga viti 2010 falë përkushtimit dhe përpjekjeve, punës dhe përkujdesjes për një shëndet të mirë të shoqërisë sipas vizionit të Shoqatës Amerikane, Spitali Amerikan fitojë të gjitha të drejtat dhe është anëtar i The American Hospital Association. Në vitin 2011 është anëtarësuar edhe në shoqatën e Codit Diplomatik në Europë.
4. Nxit konkurencën edhe në sektorin publik shëndetësor!
Një nga objektet me infrastrukturën më të domosdoshme që duhet të ketë një spital modern, si dhe i pajisur me teknologjinë më të fundit, do të jetë konkurrues jo vetëm në Kosovë por edhe me spitalet në Europë.Kjo do të jetë shtysë për Ministrinë e Shëndetësisë të investojë ambientet e QKUK-së, por edhe sfidë për mjekët e sistemit publik që të jenë në të njëjtin nivel me standartin e sistemit privat. Prej këtij investimi shumë të rëndësishëm pritet të punësohen mbi 350 persona, duke dyfishuar kështu numrin e personelit që ka aktualisht ky spital. Spitali Amerikan do të jetë gjithmonë pranë qytetarëve duke ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme dhe zgjidhje të problemeve të tyre shëndetësore, pa pasur nevojë të shkojnë në vende të tjera.
5. Risi në sektorin e shëndetësisë si edhe nxitjen e turizmit shëndetësor!
Zhvillimi i turizmit shëndetësor në Kosovë do të jetë pararojë e këtij investimi. Në këtë mënyrë do të konkurrohet denjësisht me vendet e rajonit, si Maqedonia, Serbia dhe Turqia dhe të rikthehet shëndetësia e Kosovës në nivelin që të gjithë e dëshirojnë. Synohet që në vitin 2016 të organizohet në Prishtinë Kongresi Multidisiplinar II, që do të sjellë në Kosovë figurat më të larta të Shëndetësisë Botërore.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvlerësohet kriptovaluta Trump
Tregtia e lirë me EFTA-n, shifra të vogla e pritje të mëdha
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar