LAJMI I FUNDIT:

Përurohet Klinika e rinovuar e Neurologjisë

Përurohet Klinika e rinovuar e Neurologjisë

Presidenti Fatmir Sejdiu bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Alush Gashi, U.D. të Sekretarin Permanent, Haxhi Kamberi, drejtorin ekzekutiv të QKUK-së, Ali Sadriu dhe personalitete të tjera nga fusha e shëndetësisë, përuruan të enjten klinikën e rinovuar të Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), projekt ky i financuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe partnerët e saj.

Në aktin e inaugurimit, Sejdiu vlerësoi ekspertizën e mirë të profesionistëve shëndetësorë në Kosovë, duke shprehur besimin se ata do të dinë ta përdorin atë në mënyrë sa më efikase, me qëllim që popullatës t’i sigurojnë shërbime shëndetësore sa më kualitative.

Presidenti kërkoi nga profesionistët shëndetësorë të Kosovës që gjatë kohës sa janë në punë brenda sistemit publik shëndetësor ta japin maksimumin nga vetja, duke inkurajuar që, sipas ligjeve në fuqi, të zhvillohen sa më shumë shërbimet shëndetësore edhe në sistemin privat, për të cilin tha se po bën gjithashtu hapa të suksesshëm.

Klinika e Neurologjisë numëron një staf prej 80 punëtorëve, prej të cilëve 19 janë mjekë specialistë dhe pjesa tjetër i takon stafit tjetër: mjekë, infermierë, teknikë, etj., dhe ajo ofron shërbime terciare shëndetësore nga lëmia e neurologjisë për pacientët. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori