LAJMI I FUNDIT:

Përurohet kabineti i informatikës për persona të verbër

Përurohet kabineti i informatikës për persona të verbër

Në kuadër të fillimit të javës “Njeriu me Shkop të Bardhë”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përuruar kabinetin e informatikës për persona të verbër, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës.

Duke vlerësuar lartë mundësinë që u është ofruar personave të verbër për t’u qasur në teknologjinë informative, ministri Buja ka thënë se “ndihma të cilën e ka ofruar Ministria e Arsimit në këtë projekt është modeste, por ajo do të vazhdojë edhe në të ardhmen në kompletimin e këtij kabineti me pajisje të nevojshme”.

“Ndihem vërtetë i kënaqur për këtë kabinet që është ofruar nga donatorët çekë, të cilët i falënderoj për donacionin e dhënë. Ndihma e Ministrisë ka qenë modeste, por së paku jemi munduar që të mos pengojmë udhën. Ne do të vazhdojmë ndihmën që na takon ta bëjmë edhe rreth reformimit të kabinetit tuaj dhe teksteve digjitale”, është shprehur ministri i Arsimit.

Ai po ashtu ka falënderuar drejtorin e BKUK-së, Sali Bashota, që ka ofruar hapësirën e nevojshme për të hapur këtë kabinet. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori