Personazhet humoristike të votuesve
Shumë kandidatë për kryetar të komunave në Kosovë, që konkurrojnë në zgjedhjet e 15 nëntorit të këtij viti, nuk kanë mundur të krijojnë para votuesve, personalitetin e tyre intelektual, politik dhe publik. Angazhimi i tyre që gjatë fushatës parazgjedhore, të krijojnë së paku një imazh publik, fatkeqësisht ka rezultuar vetëm në krijimin e personazheve humoristike! Ata, madje i përngjajnë më shumë dy personazheve; Zylos dhe Demekut, të romanit "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", të Dritëro Agollit, se sa një personaliteti intelektual, politik dhe publik.
Në vend të krijimit të imazhit, shumë kandidatë të komunave, gjatë fushatës parazgjedhore, nuk kanë treguar asgjë më shumë se sa pasqyrën e pozitës së mjerë të tyre dhe partive politike, të cilat i përfaqësojnë në këtë garë jo pak të rëndësishme zgjedhore.
Në tubimet parazgjedhore të organizuara me votuesit, e sidomos në debatet publike të mbajtura nëpër mediat elektronike, këta kandidatë janë bërë shkaktarë situatash që kanë bërë votuesin të shkulet gazit së qeshuri, gjatë shpalimit të “programit” të tyre. Me gafat e tyre të bëra para votuesve, ata më shumë kanë treguar se nuk janë figura të kompletuara politike, por më shumë tragjikomike.
Me veprimet e tyre të bëra gjatë fushatës parazgjedhore, këta kandidatë në mungesë të aftësimit për të shpalosur programin e tyre, vetëm sa i kanë bërë që më shumë të qeshin votuesit. Nuk ka munguar edhe ndjenja e keqardhjes për ta. Në çdo takim elektoral, shumë kandidatë të komunave të Kosovës, nuk kanë treguar se kanë ndonjë vizion dhe program për ta qeverisur komunën ku kanë konkurruar.
Në takimet e hapura me qytetarët, në vend të programit, ata nga xhepi nxjerrin një letër në të cilën janë të thurura vetëm premtimet e ndryshme. Nga gafat që i bëjnë gjatë leximit, votuesit lehtë kanë mundur të kuptojnë se letra e “mbushur me premtime”, as që është shkruar nga dora e kandidatëve të tyre. Ata në këto takime parazgjedhore, para votuesve, deri më tash janë paraqitur vetëm si prezantues të “programit” të tekstshkruesit të tyre, ashtu siç paraqiten moderatorët në TV-të e Kosovës, me shumë gafe, ndonëse tekstet që i lexojnë janë të shkruara dhe redaktuara mirë nga gazetarët dhe redaktorët.
Dallimi i vetëm në mes prezantuesve të televizioneve, dhe prezantuesve (kandidatëve) për kryetar të komunave, është se këta të fundit e marrinë përsipër autorësinë e shkrimit që e lexojnë para elektoratit të tyre. Ata s’ngurojnë të krenohen as para tekst-shkruesit të letrës, për paraqitjen e “mirë” të tyre, ashtu siç paraqiten Zylo dhe Demekë në romanin "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo" të Agollit. Këta kandidatë nuk janë asgjë tjetër, përveç figura fatkeqe në të cilën bëhen bashkë mirësia e qëllimit me padijen, me humbjen e ndjenjës së realitetit, të masës për të vërtetën.
Në këtë kuptim, ata ju shfaqen votuesve sikur personazhi Zylo në një pamje sa “të rrezikshme”, aq edhe për t’ua qarë hallin. Shpejtojnë t’ia veshin vetes atributet e pamerituara, duke besuar verbërisht në forcën çudibërëse të tyre. Madje, as ngatërrimi i termave Premtim dhe Program, që bëjnë zakonisht në debatet televizive, aty ku nuk mund të lexojnë letrën që mbajnë në xhep, nuk ju lë shumë përshtypje.
Premtimi dhe Programi, për ta ka të njëjtin kuptim! I kanë hyrë garës, pa e ditur që programi është tërësia e detyrave dhe punëve të parashikuar për të plotësuar në të ardhmen;plan i gjërë që parashikon një punë a një veprimtari të ardhshme dhe ecuri për plotësimin e saj, ndërsa premtimi është vetëm fjalë që i jepe dikush ose zotim që merr për të bërë diçka.
Termin Premtim, këta kandidatë të komunave, gjatë fushatës zgjedhore e përdorin vetëm sa për t’ua ngjallë shpresat votuesve se do të punojnë për një të ardhme “të ndritur dhe me perspektivë ”. Por, a do të tregohen të ngatërruar votuesit në përcaktimin e drejt të kandidatëve me 15 nëntor ? Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit për shumë arsye janë ndër më të rëndësishmet në Kosovë. Prandaj, qytetarët do të duhej të tregohen shumë të matur para se të përcaktohen se kujt po ia japin votën e tyre. Vendit nuk i duhen më kryetarë dhe deputetë të Kuvendit, të cilët niveli i tyre intelektual nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve.
Problemet me të cilat po ballafaqohen banorët e qyteteve të Kosovës, janë të shumë të mëdha. Rruga e vetme për t’i zgjidhur këto probleme është vetëm përcaktimi i drejtë i votuesve me 15 nëntor për kandidatin që plotëson të gjitha kriteret për të menaxhuar me vendin. Ato nuk mund të zgjidhen nga kandidatët të cilët në përpjekje të për të krijuar imazhin e tyre, janë shndërruar në personazhe humoristike.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës