Përsëritja e mëkatit politik
1.
Në Pakon e Ahtisaarit, sikur është harruar të futet një pikë, e cila do të duhej të ishte diku e lidhur me eksterritorialitetin e manastireve, ku të gjithë ata që kanë nevojë të flasin pro et contra, lirisht mund t’i shprehin idetë e tyre politike, kjo pa marrë parasysh se a mund të thyhet rituali kishtar, duke mos ndier kurrfarë përgjegjësie morale se kështu a shpërfillet Krishti, ndërsa për shqetësimin eventual të Tij, mund të iritohet dhe mllefoset nga të abuzuarit me kodin etiko-religjioz, të lajmërohet rreptë Zoti, seç po ndodh në vendin-shtetin më të ri të botës në pagëzim e sipër, që sipas një miku tim në shpoti, pas ardhjes së Tadiqit, dhe lutjeve politike, në shenjë pakënaqësie, shfryu një minitajfun sa natyror dhe politik, të cilin nuk ka mundur ta parashikoj as vetë z. Tahirsylaj.
2.
Si po rregullohet tani një e drejtë e pashkruar, por e ushtruar, me ndihmën e faktorit ndërkombëtar dhe në konsultim me institucionet e Kosovës. Të shikosh çështjen nga prizmi politik, kjo do të ishte jo vetëm fyerje e atyre që sajojnë një copë marrëveshje me pak rregulla dhe me zotime për t’u përmbushur, ndërsa nga aspekti religjioz, dikush mund ta ketë kuptuar se kësaj radhe së paku do të kihet “mëshirë” për Krishtin, dhe, nuk do të preket shenjtëria e Tij.
Sidoqoftë, z. Tadiq, pa kërkuar mëshirë t’i falen mëkatet e para, do ta shqiptonte në gjuhën në të cilën nuk do të dëshironte ta kuptonte as vetë Krishti, fjalën, që mbetet pjesë e artikulimit dhe bazamenti i konsensusit politik serb: Newer, newer.
Ndoshta, po të kishte lindur Tadiqi, në kohën e Krishtit, sigurisht për këtë devotshmëri më shumë politike se sa religjioze do të ishte personifikim i Tij, në trajtën më irracionale.
Ata që sajojnë marrëveshje ad-hoc së paku më në fund do të duhej ta nxirrnin një mësim, se mëkati politik që përsëritet kualifikohet që të ndëshkohet politikisht.
3.
Pasojat nga minitajfuni që ishin të përmasave natyrore, e kishin epiqendrën në Pejë dhe Istog, ndërsa epiqendra tjetër politike, pra ishte si zakonisht nga po i njëjti vend, Beogradi. Për parashikimin e pasojave nga pjesa e fundit mund të shfajësohet vetëm meteorologu Sylaj.
Gjuha e njëtrajtshme politike e përdorur në festat e krishtlindjeve ortodokse nga zyrtarët e Beogradit në Kosovë, ka ecur nëpër këto faze të shtjellimit në të rrëfyerit politik:
E para, janë promovuar në vazhdimësi koncepte politike të stilit të Millosheviqit, që e sollën ardhjen e tij në pushtet, por jo edhe realizimin e projektit për Serbinë e Madhe, e cila e kishte transformuar ish – Jugosllavinë në “mini shtet” karshi vetes.
E dyta, kur statusi i Kosovës ka shënuar njohje pas shpalljes së pavarësisë, më 17 shkurt 2008, tani “pikëtakimet” religjioze serbe në Kosovë, më shumë shërbejnë për çështje të tjera: a) mbajtja në këmbë e strukturave paralele, motivimi politik; ndërsa b) këto vajtje-ardhje të zyrtarëve duke përfshirë edhe ata që vijnë klandestin, në Beograd, rezultatet përkthehen si mundësi e përfitimit të votave në proceset zgjedhore dhe e ushtrimit të ndikimit të elektorati brenda kufijve të Serbisë, me çka veriu i vendit nuk është vetëm oazë e kriminalitetit ekonomik, por edhe “treg” i votave ku përplasen kusarët politik.
4.
Ndonëse, pritjet eventuale për konvertimin politik të Tadiqit, nuk përjashton mundësinë tjetër, se shmangia e tij nga diskursi i politikës radikale drejt një politike më realiste në raport me Kosovën nuk i garantojnë domosdo fitoren politike. Kjo situate paradoksale, sforcon argumentin se “serbët e Kosovës” mbeten ende në një masë përcaktues i fituesit të zgjedhjeve në Serbi.
5.
Politika zyrtare në Prishtinë, për vitin 2012 do të duhej brenda një strategjie të bërë ose në ribërje t’i jap përgjigje tri pyetjeve: Kur mund të mbyllet procesi kohor i zgjidhjes së veriut të vendit; Cila përgjigje politike mund të jepej po qese edhe ky vit vazhdon të ecën me dinamiken e zhdavaritjes për zgjidhjen e çështjes së sipërpërmendur, por të papërfunduar; të bëhet matje e përmasave të kostos së humbjeve politike dhe ekonomike, dhe, sa po sfidohet perspektiva e një shteti para krizës së ekonomisë globale dhe dobësimit të fuqisë së euros?
Sa për vizitat e Tadiqit në Kosovë dhe rithyerjen e “besës” së dhënë, sidoqoftë, atë mund ta “falë” Krishti, por kush do të mund të na i falte neve mëkatet politike?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës