‘’Botës i ka ardhur fundi, nuk ashtë larg kiameti’’. Kjo është fraza më bajate që dëgjon ndër shqiptarë, nëpër muhabete çajhanesh e kafenesh, teksa flasin dhe orvaten t’u japin ndonjë shpjegim ndodhive politike, sociale, kulturore e ekonomike, që po e katandisin vendin tonë tash e sa kohë. Ndonëse mund të duket si një klishe e pavetëdijshme, e përdorur kalimthi në bisedat mes njerëzish, në të vërtetë ajo pasqyron shumëçka nga bagazhi i tyre botëkuptimor.
Një frazë e tillë nuk shpërfaq veçse një trajtë primitive dhe anakronike të të dhënit një mendim, ose një shpjegim mbi realitetin e zymtë që po shpaloset dita-ditës para syve tanë. Përmes kësaj fraze, nxirret në shesh ideja se shoqëria jonë vazhdon të jetë skllave e atij përfytyrimi eskatologjik të botës dhe historisë njerëzore. Gjithçka që s’ka të bëjë me funksionimin “normal” të shoqërisë, të politikës, të ekonomisë dhe kulturës, konceptohet si shenjë që tregon se bota po shkon drejt fundit, se njerëzimi është çoroditur, se e pamoralshmja, e gabuara dhe e pavërteta kanë triumfuar mbi të moralshmen, të drejtën dhe të vërtetën.
Përveç pasivitetit intelektual dhe politik, pafuqisë për t’u përballur me sfidat e përditshmërisë, që vijnë si rrjedhojë e kësaj mënyre të të kuptuarit të botës, si rrjedhojë e idesë se gjërat janë paracaktuar të marrin një kah të tillë, kjo situatë ka prodhuar gjithashtu edhe një yrnek radikal-ideologjik në përpjekje për t’iu përgjigjur dukurive të zeza që e kanë mbuluar shoqërinë tonë.
Ky model më së tepërmi theksohet në dy taborë> në grupe të caktuara religjioze dhe politike. Të parët, religjiozët e radikalizuar, proklamojnë idenë e praktikimit rigjid të normave fetare, si dhe manifestojnë nevojën e interferimit me çdo kusht të fesë në jetën politike publike, si e vetmja rrugë për t’iu shmangur kaosit politik, ekonomik, moral dhe kulturor që na ka përfshirë. Këto grupe i përcjell bindja dhe frika se njerëzit e kanë harruar zotin, kanë devijuar nga “rruga e drejtë” dhe vetëm një rikthim në këtë rrugë mund të na shpëtojë nga katastrofat që Zoti i ka përgatitur për keqbërësit.
Në anën tjetër, në shoqërinë tonë vihet re lulëzimi i një të majte politike të radikalizuar, e cila, siç edhe dihet historikisht, të gjitha mallkimet për të këqijat që po i heq shoqëria jonë i lëshon në drejtim të kapitalizmit, të sistemit ekonomik të tregut të lirë, të pronës private dhe privatizimit të egër. Daljen nga amullia, sipas projektit të tyre radikal-ideologjik, e mundëson vetëm zgjerimi i publikes, socializimi i ndërmarrjeve, forcimi i rolit dhe shtrirja e autoritetit të shtetit karshi xhunglës së kapitalizmit. Të gjitha këto, sipas tyre, nuk mund të merren parasysh veçse me përmbysjen e sistemit aktual, qoftë edhe me dhunë, dhe kalimin në një sistem më “shoqëror” të ekonomisë së planifikuar, të marrëdhënieve më njerëzore në prodhim etj.
Vetëm kështu ata mëtojnë se pabarazisë do t’i vjen fundi, se nuk do të ketë më të shtypur dhe shtypës, se punëtorët do të largohen nga mjerimi ekzistencial dhe do të kenë dinjitet, se pasuria dhe privilegjet ekonomike e morale nuk do të jenë më monopol i një grushti kapitalistësh shfrytëzues dhe të pamëshirshëm. Ata ende vazhdojnë të besojnë në antagonizmin e klasave. Ata ende bashkëjetojnë me bindjen se historia i ka caktuar një mision madhor klasës së të shtypurve, i cili duhet të përmbushet. Ata vazhdojnë t’i besojnë “nënës dialektikë”, e cila herëdokur ka për ta pjellë barazinë e vërtetë dhe çlirimin përfundimtar të njerëzve.
Përballë këtyre formave të dala boje të të shpjeguarit të fenomeneve negative të shoqërisë tonë, si dhe përballë përgjigjeve dhe alternativave që ato propozojnë për të dalë nga kaosi, shumë i nevojshëm do të ishte një cinizëm i llojit filozofik-postmodern, i cili me të drejtë tallet dhe i përbuz projektet e tilla metatreguese.
Çdo mendje që mbyllet brenda skemave të caktuara ideologjike, dhe që të gjithë realitetin mundohet ta shpjegojë përmes ideve konvencionale që i përmban ajo ideologji, nuk mund asnjëherë të jetë mendje e lirë, mendje e hapur, që do të ishte në gjendje të pranojë të metat dhe karakterin relativ të atyre ideve, parimeve dhe bindjeve që i përkasin atij shablloni ideologjik, brenda të cilit është ngujuar kjo mendje e robëruar. Këto mendje gjithnjë do të ruajnë, diku në një cep të tyre, bindjen se në botë ekzistojnë ide absolute, të gjithësishme, jashtë kohës dhe hapësirës, të cilat po i zbuluam dhe i vumë në jetë, do ta çojmë njerëzimin drejt e në “mbretërinë e lirisë”, atje ku brengat për pabarazinë e luftërat, për shfrytëzimin dhe shtypjen, për degjenerimin moral e shoqëror, do t’i përkisnin parahistorisë.
Katrahura teoriko-ideologjike që po lëshon rrënjë në shoqërinë shqiptare, midis tjerash, me karakterin përjashtues që ka ekskluzivizmi i tillë radikal-ideologjik, cenon edhe shumë mundësi të komunikimit dhe marrëveshjes ndërmjet grupeve të ndryshme, të cilat kanë për synim ndërtimin e shoqërisë së shëndoshë, për arsyen e vetme se ekskluzivizmi i çfarëdo ngjyre vetëm sa i thellon ndarjet, paragjykimet dhe zbeh vullnetin për dialog të mirëfilltë.
Kur në një shoqëri marrin dhen këto qasje teorike, ideologji radikale dhe trajta të tjera naive të shpjegimit të problemeve dhe fenomeneve sociale, politike dhe ekonomike, në mos paqim ndonjë përgjigjje tjetër, ndonjë mendim ndryshe, më të mirë, e vetmja rrugë e arsyeshme është përbuzja filozofike ndaj përrallave të mëdha, të cilat orvaten të na mbushin mendjen se kanë gjetur çelësin e suksesit, kanë zbuluar ligjësitë e zhvillimit historik të ngjarjeve dhe kanë në dorë recetën përfundimtare se si ndryshohet shoqëria për të mirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKompletohet shorti për fazën e 'play-off'-it të Ligës së Kampionëve
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
"Ik se më mërzite", Gjesti refuzon kontaktin me Eglin - fansat dyshojnë se është ende i dashuruar me Xhenetën
Trump këmbëngul në largimin e palestinezëve nga Gaza
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?