Prodhuesit e ujit në Kosovë qe 16 vite ushtrojnë veprimtarinë e tyre, pa ia paguar asnjë cent shtetit. Pavarësisht faktit se nga viti 2006 ekziston një Udhëzim Administrativ i cili i obligon këto kompani që të paguajnë taksë për shfrytëzim dhe shkarkim të ujit dhe shfrytëzim të inerteve.
Vlerësohet se janë mbi 30 milionë euro që këto kompani ia kanë borxh shtetit e që doemos duhet ta paguajnë.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tek sivjet ka filluar ta trajtoj këtë çështje me prioritet. Ka amandamentuar udhëzimin e vjetër Nr.06/2006 duke shtuar edhe një nen me të cilin obligon operatorët ekonomik, veçanërisht prodhuesit e pijeve alkoolike dhe joalkolike, që të paguajnë takse retroaktive për gjithë vitet e operimit të tyre.
Ky nen, që ka ngjallur reagime të ashpra tek prodhuesit e ujit, i obligon ata që brenda një afati dy vjeçar t’i shlyejnë të gjitha obligimet financiare që i kanë ndaj shtetit.
Fadil Maxhuni nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë për Gazetën Fjala se Ministria do t’i përmbahet me përpikëri Udhëzimit Administrativ, të amandamentuar tashmë. Ai thotë se çështja e pagesës se taksës ka qenë e rregulluar me hyrjen në fuqi të Udhëzimit Administrativ 06/2006 dhe vazhduar me atë 02/2006.
“Të gjithë detyruesit të cilët deri në hyrjen në fuqi të këtij Udhëzimi Administrativ nuk i kanë kryer detyrimet, obligohen që brenda afatit prej dy vitesh t’i kryejnë detyrimet e parapara me Udhëzimin Administrativ Nr.06/2006”, ka cituar Maxhuni nenin 12, i cili i ka çuar peshë prodhuesit e ujit.
Sa i përket totalit të borxheve që këto kompani kanë ndaj shtetit Maxhuni nuk ka pranuar të flasë, duke shtuar se kjo do të dihet në momentin kur operatori kryen obligimin e vet. Për këtë çështje ai veç ka thënë se përllogaritja e borxhit do të bëhet sipas kushteve të bazuara në me Leje ujore.
Megjithëkëtë prodhuesit ujit janë të vendosur që të mos i kryejnë obligimet. Ata shpresojnë që shteti do t’i amnistojë për gjithë këto vite sa kanë shfrytëzuar ujërat.
Kryetari i Shoqatës se Prodhuesve të Pijeve Alkoolike dhe jo Alkolike, Bashkim Osmani, ka thënë për Gazetën Fjala, se nëse aplikohet kjo taksë shumë nga ndërmarrjet do të rrezikonin me mbyllje, meqë sipas kësaj takse shumë nga ndërmarrjet do të obligoheshin të paguanin miliona euro borxh.
Madje Osmani, për borxhet e krijuara nga prodhuesit e ujit, ka treguar se do ta pësojnë më se keqi konsumatorët.
“Taksa retroaktive është e papranueshme për ne. Duhet të krijohet një amnisti për neve. Nëse aplikohet kjo taksë më se keqi do ta pësojnë konsumatorët. Kjo do të ndikonte në ngritjen e çmimeve të produkteve tona”.
Me Udhëzimin Administrativ 06/2006 taksa ujore për prodhuesit vendor ka qenë 0.009 për litër uji. Por me udhëzimin e ri kjo tarifë është ulur nga 0.009 në 0.001 për litër ujë.
Ky çmim thotë Osmani është i pranueshëm, por nuk është e pranueshme taksa retroaktive. Sipas tij, prodhuesit janë të gatshëm të paguajnë vetëm për obligimet që kanë prej marsit të këtij viti, kur ka hyrë në fuqi edhe Udhëzimi i ri administrativ.
Ndryshe, kjo përplasje mes Ministrisë dhe prodhuesve të ujit ka shkuar deri edhe në gjykatë. Osmani ka pranuar se MAPH ka paditur disa prodhues dhe rastet tani janë nëpër gjykata.
32 milionë euro borxh shtetit
Gazeta Fjala ka siguruar dokumente dhe raporte të cilat tregojnë se borxhi i kompanive që shfrytëzojnë lumenjtë dhe burime tjera ujore, për qëllime afariste vetëm për gjashtë vite, nga 2008 deri më 2014 është 32 milionë euro.
Këto dokumente të përpiluara nga Besim Dobruna para një viti, aso kohe zyrtarë i Ministrisë se Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, i kushtuan atij me vend të punës.
Dobruna, pati thënë për Gazetën Fjala, se ai ishte urdhëruar nga shefi i tij, Naser Bajraktari (Drejtor i Departamentit të Ujërave), që të bënte raportet financiare për operatorët dhe kompanitë që kishin borxh për shfrytëzim dhe shkarkim të ujit dhe shfrytëzim të inerteve. Rezultatet i dolën alarmante. Ishin keqpërdorur mbi 32.5 milionë euro vetëm nga mos inkasimi i taksës nga kompanitë prodhuese të ujërave, të cilat vazhdonin të ishin në xhepa privat apo publik.
Shuma e pa inkasuar vlerësohej të jetë edhe më e lartë nëse kalkulohet mos inkasomi i taksës për shfrytëzuesit e tjerë të ujërave.
Ai kishte bërë kalkulimet në detaje për secilin borxhli, të cilat i posedon Gazeta Fjala. Në bazë të tyre, borxhliu më i madh del te jetë ndërmarrja sh.p.k. Arbëria që prodhon Ujin e Alpeve. Kjo ndërmarrje sipas dokumenteve ka borxh mbi 9 milionë euro.
Vendin e dytë e zë ndërmarrja Fluidi me afro 4.5 milionë euro. Nuk qëndrojnë keq me borxhe ndaj shtetit që nuk po ua kërkon askush as Compact Group që prodhon ujin DEA apo uji Miros që kanë mbi 3 milionë euro borxhe secila./Gazeta Fjala/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-380x233.png)
Bëhu zëri i Pejës – Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht