LAJMI I FUNDIT:

Përmjet, zjarr i fuqishëm në fshatin Kutal

Përmjet, zjarr i fuqishëm në fshatin Kutal

Një zjarr i fuqishëm ra të premten në kurorën e pishave të fshatit Kutal në rrethin e Përmetit. Flakët e zjarrit rrezikojnë një lagje të këtij fshati. Ndërkohë që përhapja e zjarrit favorizohet nga era e fortë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar 20 forca policie dhe 2 zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit. Po ashtu në ndihmë të këtyre forcave ka shkuar edhe një zjarrëfikëse e ushtrisë, raportoi Ora News.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri./Telegrafi/