Top Channel ka mundur të identifikojë dhe intervistojë përmes telefonit njërin prej shumë përkthyesve afgan, që kanë asistuar misionet ushtarake shqiptare në Afganistan. Për arsye sigurie, ne nuk do të tregojmë identitetin e tij, por do ta quajmë Përkthyesi A. Nga Kabuli, fillimisht ai flet për bashkëpunimin me komandot shqiptare.
“Unë kam ndihmuar forcat shqiptare. Miku im më mirë ka qenë kapiteni… Ne kemi punuar gjatë misionit të tij 6 mujor si pjesë e NATO-s. Ata ndihmuan shumë vendin tim Afganistanin. Tani që ata kanë ikur janë krijuar probleme të mëdha. Kur këtu ishte NATO shumë prej nesh përfshi mua u punësuam, u shkolluam, por gjithçka, ka ndryshuar. Kur NATO dhe misionet shqiptare ishin këtu, situata ishte krejt tjetër”, tha ai.
I pyetur për rrezikun që i kanoset si një ish punonjës i NATOS-s Përkthyesi A tha:
“Ne u punësuam në NATO për të mirën e familjeve tona për një jetë më të mirë e shkollim të fëmijëve tanë. Tani unë ndodhem i fshehur në Kabul. Kam ndërpresë çdo lidhje me familjen për mos t’i rrezikuar ata nga puna që kam bërë si përkthyes e më pas për shërbimin inteligjent të vendit tim.
Në të shkuarën kur punonim për NATO-n, natyrisht ishim të fiksuar nga talebanët. Tani na duhet të fshihemi. Ata janë duke kërkuar për ne, që punuam për NATO-n apo Ushtrinë Amerikane, me qëllimin për të na vrarë. Nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse, meqë po më jepni këtë mundësi, të kërkoj ndihmën e popullit shqiptarë.
Më shumë se 20.000 prej nesh po përballen me rreziqe. Nuk i afrohemi dot aeroportit Hamit Karzai, pasi është i rrethuar me postblloqe talibanësh”.
Përkthyesi A tregon se çfarë e pret nëse do të zbulohet se ku fshihet dhe kapet nga talibanët.
“Ata po na kërkojnë, pasi na quajnë ‘djemtë e këqij’ sepse ne punuam për NATO-n. Ata nuk kanë mëshirë. Nuk do të na e falin pse ne u punësuam me NATO-n apo Ushtrinë Amerikane. Nuk do të kenë mëshirë për ne. Do të na vrasin. Asgjë tjetër”.
Përkthyesi afgan i misioneve shqiptare është kualifikuar për programin e vizave amerikane SIV, por shpjegon pamundësinë e marrjes së saj dhe largimin nga Afganistani.
“Kam aplikuar për vizën SIV shumë kohë më parë. Intervista mu la për në datën 29 Gusht. Tani nuk e di çdo të ndodhë, pasi personeli ambasadës amerikane është evakuuar. Nuk kam asnjë ide çdo të ndodhë në të ardhmen”.
Në kushtet e pamundësisë të marrjes së Vizës SIV, Përkthyesi A bën këtë apel përmes Top Channel.
“Dua t’i kërkoj ndihmë popullit shqiptarë dhe ministrave tuaj. Ju lutem kuptojeni se në çfarë rreziku unë dhe kolegët e mi ndodhemi.
Talibanët kanë nisur kërkimet për ne. Do të na vrasin. Ju lutem na ndihmoni. Do ju jemi mirënjohës për çdo ndihmë që qeveria shqiptare mund të na japë ne përkthyesve që kemi punuar me trupat tuaja në terren”.
Për ta ndjekur intervistën me Përkthyesin A, klikoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?