Dëshironi ta shmangni shkakun e dytë kryesor të vdekjes nga kanceri, kancerin kolorektal? Filloni të hani më shumë perime. Më mirë akoma, plotësoni një dietë të shëndetshme vegjetariane me peshk.
Një studim i ri i hulumtoi rezultatet dietike dhe shëndetësore të 77.000 amerikanëve dhe konstatoi se ata që i kishin qëndruar besnik një diete vegjetariane kishin 22 për qind gjasa më të ulëta të zhvillimit të kancerit kolorektal. Ata që kishin ngrënë perime dhe peshk e kishin ulur rrezikun e tyre nga kanceri kolorektal për 43 për qind.
"Vegjetarianët tanë jo vetëm që kishin ngrënë më pak mish sesa jovegjetarianët, por edhe më pak ëmbëlsira, ushqime të lehta, drithëra të rafinuara dhe pije kalorike," tha për HealthDay, Michael Orlich, profesor asistent i mjekësisë preventive në Universitetin Loma Linda në Kaliforni.
Të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin Adventistë të Ditës së Shtatë, një grup protestantësh me të cilin është e lidhur Loma Linda. Feja promovon një mënyrë shumë të shëndetshme jetese dhe dietike, dhe ajo i ka prodhuar vazhdimisht disa prej amerikanëve më jetëgjatë.
"Ekziston një histori që nga vitet 1950 të studimeve mbi Adventistë të Ditës së Shtatë, dhe shumica e studimeve kanë konstatuar se ata janë popullsi e shëndetshme, jetëgjatë, kështu që është interesante të shqyrtohet se pse ndodh kjo", tha Orlich për Wall Street Journal.
Sa për mekanizmin ushqyes në funksion, studiuesit nuk mund të thonë asgjë definitive, transmeton Koh.net. Studimet dietike, si ky, mund t’i sjellin në pah korrelacionet, por nuk mund ta izolojnë shkakun dhe pasojën.
"Ky është problemi në studimet dietike të kancerit", tha dr. Alfred Neugut, profesor i epidemiologjisë në Qendrën Mjekësore të Universitetit Columbia. "Ne nuk e dimë saktësisht se çfarë lidhjeje është kjo".
Megjithatë, rezultatet u japin besueshmëri studimeve të mëparshme të cilat kanë sugjeruar për rezultatet pozitive shëndetësore të konsumit të lartë të frutave dhe perimeve, duke e vënë theksin në rrezikun nga konsumimi i mishit të kuq.
Studimi i ri u botua së fundi në ”Journal of the American Medical Association”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe