Përfaqësuesit e Shoqatës Komunale të Bletarëve dibran theksojnë se është prodhuar gjithsej 14 ton mjaltë, ndërsa krahasuar me vitin e kaluar, prodhimtaria është afër 40 për qind më e vogël.
Edhe pse Dibra dhe rajoni më i gjerë i saj kanë kushte shumë të volitshme për zhvillimin e bletarisë, shpeshherë ndodh që për shkak të kushteve klimatike – të mos arrijnë prodhimtarinë e duhur të mjaltit. Ashtu ndodhi edhe këtë vit. Edhe atë për shkak të reshjeve të shiut që ishin prezent në muajin maj.
Përfaqësuesit e Shoqatës Komunale të Bletarëve dibran theksojnë se këtu është prodhuar gjithsej 14 ton mjaltë. Në krahasim me vitin e kaluar, prodhimtaria është afër 40 për qind më e vogël. Sqarimet që japin përfaqësuesit të shoqatës, janë se ka ndodhur edhe viteve të tjera të zvogëlohet prodhimtaria e mjaltit, por jo si këtë vit. Por, edhe pse sasia e prodhimit të mjaltit këtë vit është më e vogël, kualiteti i mjaltit është i lart. Anëtari i shoqatës, Atli Dema, thekson se mjalti që prodhohet në rajonin e Dibrës është mjaltë tërësisht organik. Ai shton se kushtet që posedon natyra e Dibrës dhe vegjetacioni i pasur, karakterizojnë prodhimtarinë e mjaltit në këto treva. Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, siç thotë prodhuesi i mjaltit, Ruse Minosvksi, numri i bletarëve është afër 80. Sipas tij, vetëm një pjesë e tyre merren me prodhimtari të mjaltit me sasi më të mëdha. “Jemi të kënaqur nga kualiteti, por jo edhe nga sasia e mjaltit që është prodhuar këtë vit”, thotë ai.
Interesimi për tu marrë me bletari në të dy komunat në fjalë nga viti në vit rritet. Mes bletarëve ka edhe bletar të rinj, respektivisht të moshave të reja. Zgjerimi i bletarisë sidomos është prezent në fshatrat kufitare të Dibrës, por edhe në afërsi të bregut të liqenit të Dibrës në pjesën e Komunës Qendër Zhupë. Një ndikim pozitiv në rritjen e numrit të bletarëve dibranë ka edhe organizimi i ligjëratave nga ana e shoqatës për bletarët. Në ligjëratat jepen sqarime dhe informatat konkrete për mënyrën e trajtimit të koshereve të bletëve në raste të sëmundjeve, por edhe për mënyrën e trajtimit të familjeve bletare. Poashtu shpeshherë anëtarët e Kryesisë të shoqatës marrin pjesë në seminare të ndryshme që mbahen në vend dhe jashtë vendit me qëllim që të sjellin në shoqatë mënyrat e trajtimit bashkëkohor të familjeve bletare. Viteve të fundit ka një rritje të theksuar të prodhuesve të mjaltit organik. Prodhuesit e mjaltit organik, sipas të dhënave të shoqatës së bletarëve të Dibrës, stimulohen nga Ministria e Bujqësisë me subvencione. Subvencionet janë të mirëseardhura dhe drejtpërdrejt stimulojnë interesimin për zhvillimin e bletarisë.
Mjalti i Dibrës shitet mesatarisht nga 10 euro për kilogram. Pjesa dërmuese e prodhimtarisë shitet pa probleme. Bletarët thonë se përveç plasmanit të mjaltit në Dibër dhe rajon, mjalti i tyre plasohet edhe në qytet kufitare të Shqipërisë. Afër 30 për qind e sasisë vjetore përfundon në tregjet e Peshkopisë, Maqëllarës , Buqlizës e tjerë, por në tregun dibran dhe më gjerë shpeshherë plasohen sasi të konsiderueshme të mjaltit të cilët bëjnë një konkurrencë joloale në shitjen e mjaltit dibran.
Në tregun e qytetit, rrjetin tregtar por edhe rrugëve të Dibrës, tregtarë shesin mjaltë me origjinë të dyshimtë, edhe atë nga 200 deri më 300 denarë për kilogram. Ky çmim shpeshherë josh konsumatorët dhe drejtpërdrejt ndikon në uljen e interesimit të blerësve të mjaltit me kualitet të lartë. Anëtarët e shoqatës disa herë kanë kërkuar nga inspektorët kompetent që të merren me këtë problem. Po ashtu edhe një pjesë e konsumatorëve reagon ashpër dhe kërkon sqarime për plasmanin e mjaltit me kualitet të dyshimtë.(koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova