Përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur dhe ndryshimet kushtetuese
Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e statusit final të Kosovës, i njohur ne zhargonin politik “Pakoja e Ahtisaarit”, nga një numër i madh i njohësve të çështjeve politike dhe juridike është cilësuar dokumenti me të cilin u vendos baza e shtetit të Kosovës. Edhe pse shumica, (por edhe vetë teksti), i këtij dokumenti referohet si marrëveshje, tanimë është e kuptueshme, në këtë kontekst nuk bëhet fjalë për marrëveshje por për një propozim të njëanshëm, që obligon vetëm njërën palë, duke qenë se pala tjetër nuk e pranoi (parimi pacta sunt servanta), i cili nuk vlen në këtë rast!.
I futur në një rrugë të vështirë (dikush do të thoshte, në një qorrsokak të implementimit), pas dështimit për tu miratuar në Këshillin e Sigurimit, “Pakoja e Ahtisaarit” u “rifuqizua”, përmes Deklaratës së Pavarësisë, por gjithnjë duke qenë i vlefshëm deri në një masë, pra jo në stadin e marrëveshjes por të një propozimi të njëanshëm. Kjo sepse, vetëm njëra palë (në këtë rast Kosova), mori përsipër që të implementojë pakon, në tërësi, ashtu sikurse kishte dalë nga bisedimet e Vjenës (Shih, Deklarata e Pavarësisë, pika 12).
E mirëpritur në një masë, por për “Pakon e Ahtisaarit” më shumë shfaqeshin rezerva sesa optimizëm. Shfaqeshin rezerva në kuptimin e asaj se përmbajtja e këtij dokumenti dukej mjaft e paqartë, sidomos në kuptimin e definimit të statusit, por përveç kësaj gjithkund ekzistonte njëfarë doze optimizmi, se kjo ishte “një dritë në fund të tunelit”, sepse mundësonte krijimin e shtetit, pavarësisht “arkitekturës” përmes të cilës do të ndërtohej ky shtet. “Arkitektura”, të cilën e servoi “arkitekti” Ahtisaari, u sendërtua dhe akoma po vazhdon të marrë formën e saj të vërtetë, në kuptimin e përsosjes dhe prodhimit të pasojave reale. Vetë rrethanat e krijimit të shtetit të Kosovës ishin të atilla, që mundësuan kalimin nga një “protektorat” nën mbikëqyrje të plotë ndërkombëtare, në një shtet të pavarur me një mbikëqyrje më të lehtë ndërkombëtare. Pikërisht, vendosja e Kosovës, nën mbikëqyrjen ndërkombëtare, përbën edhe pjesën më të ndjeshme të “Pakos së Ahtisaarit”, sa i përket implementimit të saj, sepse i gjithë procesi i implementimit si i tillë lidhet me mbikëqyrjen e pavarësisë.
Republika e Kosovës në momentin e krijimit, duke qenë e vetëdijshme se ka marrë përsipër obligimin për të implementuar Pakon e Ahtisaarit, menjëherë fillojë një proces të tillë, i cili nuk ishte edhe aq i lehtë, që nga fillimi e deri në ditët e sotme. Qysh në nenin 1.10 të “Pakos së Ahtisaarit”, vërehet e ashtuquajtura “Pavarësi e Mbikëqyrur” e cila nënkuptohet, “komuniteti ndërkombëtare, do të mbikëqyrë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm, për të mundësuar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj marrëveshje. Kosova gjithashtu do të ftojë bashkësinë ndërkombëtare që ta ndihmojë në përmbushjen e suksesshme të obligimeve të saja…!” (Shih, Propozimi Gjithëpërfshirës për Zgjedhjen e Statusit Final të Kosovës, 2007, neni 1, paragrafi 10). Nga ky pasues përfundimisht mund të vërehet qartë, se cilat realisht edhe janë dimensionet e pavarësisë së mbikëqyrur, të cilat shtrihen në dy drejtime: E para në dhënien e ndihmës për një implementim sa më të suksesshëm dhe e dyta, mbikëqyrjen se sa është i suksesshëm ky implementim.
Nëse futemi më në detaje të përmbajtjes së këtyre dy dimensioneve të pavarësisë së mbikëqyrur, atëherë do të përfundojmë po ashtu në dy drejtime: Ndihmën për implementimin e “Pakos së Ahtisaarit”, sipas vetë këtij dokumenti është përcaktuar që ta japë Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë ndërsa mbikëqyrjen në implementim e bën Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, i cili udhëhiqet pikërisht nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtarë. “Pakoja e Ahtisaarit”, në vete ngërthen tri dimensione të mëdha në kuadër të të cilave është e instaluar pavarësia e mbikëqyrur: Fushën Civile; Fushën e Drejtësisë dhe atë të Sigurisë. Të tria këto dimensione të mëdha, cila më shumë e cila më pak janë të lidhura me vetë “Pakon e Ahtisaarit”. Përderisa aspektet civile të implementimit që lidhen me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtarë, janë direkt të lidhura me bërthamën e dokumentit për të cilin po flasim, në anën tjetër, fusha e drejtësisë i ashtuquajturi Mision i Bashkimit Evropian – EULEX dhe Prania Ushtarake Ndërkombëtare – KFOR, na paraqiten si më të shkëputura nga vetë struktura e implementimit të “Pakos së Ahtisaarit”. Një segment që është kritikuar mjaft shumë dhe është parë me mjaft pesimizëm, është pikërisht afati i pavarësisë së mbikëqyrur. “Pakoja e Ahtisaarit”, fare nuk ka paraparë një afat strikt të pavarësisë së mbikëqyrur, duke e lenë përmbylljen e saj, në mëshirën e efikasitetit dhe efektivitetit të implementimit të “Pakos së Ahtisaarit”, i cili efikasitet dhe efektivitet varej nga shumë faktorë, në këtë mënyrë jo vetëm nga shteti i Kosovës, por edhe nga ai i Serbisë si dhe vetë mekanizmat ndërkombëtare.
Përkthyer në një gjuhë më të thjeshtë, afati i pavarësisë së mbikëqyrur, i pa specifikuar, varet nga fakti se a do të implementohen apo jo në plotëni dispozitat e “Pakos së Ahtisaarit”?!.
Drejt Fundit?!
Ajo që na intereson tani pas gati katër viteve të krijimit të shtetit është fakti se kur do të përfundojë pavarësia e mbikëqyrur?! Siç e thamë më lartë është Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, ai i cili bën mbikëqyrjen e implementimit të Pakos së Ahtisaarit, e cila ka instaluar këtë mbikëqyrje. Ky mekanizëm deri tani ka zhvilluar një numër të madh takimesh (gjithsej 13), në kuadër të këtyre takimeve, është vlerësuar që Republika e Kosovës ka bërë një progres të madh, në kuptimin e implementimit të “Pakos së Ahtisaarit”, njëherësh bazuar në këtë dokument, implementimi i plotë i dokumentit do të thotë edhe fund i mbikëqyrjes së pavarësisë. Inkurajuese në kuptimin e mbylljes së mbikëqyrjes kanë qenë edhe rezultatet e takimit të fundit (i trembëdhjeti me radhë) të Grupit Ndërkombëtarë Drejtues, sepse në kuadër të këtij takimi është rishqyrtuar plani i punës së Zyrës Civile Ndërkombëtare, (Kjo e fundit ka mbyllur zyret regjionale, neper komunat e Republikës së Kosovës) e cila është personifikim i pavarësisë së mbikëqyrur (Shih Kumtesa për media e takimit të mbajtur me datë 12.07.2011).
Se janë implementuar një numër enorm i dispozitave të “Pakos së Ahtisarit”, tregon edhe raporti i gjendjes së implementimit, i dalë pikërisht si rezultat i mbikëqyrjes së implementimit në fund të vitit 2010. Ky raport i cili është i pari, duke marrë parasysh që Grupi Drejtues Ndërkombëtarë, paraqet raportet e implementimit ç’do dy vite (raporti i dytë pritet së shpejti), tregon qartë se pjesa më e madhe e dispozitave të “Pakos së Ahtisarit”, janë implementuar në tërësi.
Dispozitat ku janë hasur ngecje, janë pikërisht ato, në të cilat shteti serb është palë implementuese, apo më mirë thënë këto dispozita edhe nëse nuk janë implementuar, kjo ka ndodhur si pasojë e bojkotimit dhe mosgatishmërisë së palës serbe (p.sh. bllokimi i krijimit të komunës së Mitrovicës së Veriut). Shikuar realisht edhe numri i dispozitave që kanë mbetur pa u impementuar, thuaja se do të jetë i pamundur të arrihet, duke parë qasjen destruktive të shtetit serb në këtë aspekt, e cila ka shkuar deri aty, sa është kërkuar një “Ahtisaari Plus” për pjesën e Mitrovicës së Veriut, gjest me të cilin edhe njëherë është vërtetuar qasja destruktive, të cilën qasje e ka kuptuar mjaft mirë edhe faktori ndërkombëtarë, i thirrur për implementimin e dispozitave të “Pakos së Ahtisarit” (Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtare dhe Grupi Ndërkombëtarë Drejtues).
Janë një mori pyetjesh që shtrohen edhe më tutje sa i përket fundit të pavarësisë së mbikëqyrur: E para, si do të arrihet deri të fundi?; Kush duhet t’i japë fund kësaj mbikëqyrje?; Në çfarë vëllimi do të përjetojmë fundin e mbikëqyrjes?.
Si do të arrihet deri te fundi dhe kush do ta bëjë atë?
Se me të vërtetë i ka ardhur fundi kësaj mbikëqyrje, është një realitet i pamohueshëm, i cili është krijuar katër vite pas krijimit të shtetit.
Vetë “Pakoja e Ahtisaarit” ka përcaktuar rrugën e cila mjaft qartë tregon se si mund të arrihet deri te fundi i mbikëqyrjes, kjo është pikërisht “Implementimi i plotë” i dispozitave të saj. Bazuar në qasjen ndaj implementimit dhe në atë që deri tani ka raportuar Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, mund të konkludojmë se përfundimi i kësaj rruge është gati dhe në këtë kontekst pritet vetëm finalizimi. Duke qenë se po bëhen 4 vite pas shpalljes së pavarësisë, lidhur në aspektin e periudhave, Grupi Ndërkombëtarë Drejtues, potencialisht duhet të jetë gati për raportin e dytë, në të cilin do të pasqyronte gjendjen e implementimit (sepse ky raport paraqitet ç’do dy vite). Pas paraqitjes së këtij raporti, në njëfarë mënyre nuk ka kuptim që edhe më tutje të vazhdojë trendi i mbikëqyrjes, marrë parasysh faktin që më nuk ka çfarë të implementohet (mbi 95% të dispozitave janë implementuar).
Por jo vetëm kaq, argumentet juridike që tregojnë rrugën e fundit, përforcohen edhe më shumë nga argumentet politike dhe faktike! Deklaratat e bartësve të institucioneve dhe faktorëve kyç, në favor të heqjes së mbikëqyrjes, përfshirë këtu edhe vetë garancitë dhe shenjat pozitive të Grupit Ndërkombëtarë Drejtues, sidomos në takimin e fundit. Pyetja e shtruar më lartë se si do të arrihet deri te heqja e mbikëqyrjes, lidhet ngushtë me këtë të dytën, se kush do ta bëjë atë! Natyrisht që ndër faktorët kyç nga i cili varet mbikëqyrja është vullneti politik i lidershipit. Ky vullnet njëherësh nënkupton edhe koordinimin me lidershipin relevant ndërkombëtarë, të involvuar në këtë proces.
Në çfarë vëllimi mund të vijë përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur?!
Cili do të jetë ndryshimi që do të përjetojë kushtetuta, në rast të vendimit politik të heqjes së pavarësisë së mbikëqyrur dhe në çfarë vëllimi do të mund të hiqej kjo mbikëqyrje?, janë po ashtu disa nga pyetjet që na preokupojnë në vazhdim të analizës. Kur kemi parasysh faktin që pjesa civile e mbikëqyrjes ka të bëjë më zyrën civile, përkatësisht me Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtarë, njëra pjesë me misionin e drejtësisë EULEX, kurse tjetra me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare, në këtë mes situata na paraqitet shumë e komplikuar. Pyetja bosht që lidhet me këtë është, vullneti politik dhe vendimi i Grupit Ndërkombëtarë Drejtues për përfundim të pavarësisë, a nënkupton përfundimin e saj në të tira këto aspekte, pra në atë civil, të drejtësisë dhe të sigurisë?.
Përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur t’i paraprijnë ndryshimet kushtetuese?!
Procesi i përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë një proces mjaft i komplikuar, sepse shteti i mbikëqyrur i Kosovës do të gjendej përpara një mori situatash ku do të jetë shumë i vështirë përcaktimi për mënyrën e përfundimit të pavarësisë (shtetit) të mbikëqyrur.
Nga disa mënyra mund të jetë edhe fillimi i procesit të ndryshimit të Kushtetutës e cila hyri në fuqi më 15 qershor 2008, sidomos ndryshimit të dispozitave kalimtare, kapitulli XIV, nenet 146, 147, ku përcaktohet Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe Autoriteti i tij përfundimtar. Në këtë drejtim përsëri këtij procesi të ndryshimeve kushtetuese duhet t’i paraprijë një marrëveshje politike në mes Grupi Drejtues Ndërkombëtar dhe Institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës, sepse Kushtetuta aktuale e Republikës së Kosovës nuk ka epërsi në raport me Pakon e Ahtisaarit, por është Pakoja e Ahtisaarit që ka epërsi në raport me Kushtetutën dhe vlen parimi që “akti më i ultë nuk mund të ndryshojë aktin më të lartë”. Vendimi politik i faktorit ndërkombëtar për përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur mund t’i hapë rrugë të sigurt edhe fillimit formal të ndryshimit të Kushtetutës që edhe në aspekt kushtetues ta kemi të përfunduar fazën e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur (shih Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 2008, Kapitulli i XIV, nenet 146 dhe 147).
Fundi i pavarësisë së mbikëqyrur, sa është një proces i ndërlikuar politik, aq është edhe juridik, duke marrë parasysh faktin që “Pakoja e Ahtisaarit”, e tëra është standardizuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Po ashtu edhe segmentet e pavarësisë së mbikëqyrur, përfshirë këtu aspektet civile (Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtarë), aspektet e drejtësisë dhe ato të sigurisë, si dhe vetë pakoja si kategori, janë futur në këtë kushtetutë, konkretisht në kuadër të dispozitave tranzicionale dhe kalimtare.
Futja në Kushtetutë e segmenteve të lartpërmendura, nënkupton që heqja e tyre nuk mund të bëhet pa ndryshimin e Kushtetutës. Domosdoshmërisht, një arritje e konsensusit për heqjen e segmenteve të mbikëqyrjes, do të na qojë deri te ndërrimet kushtetuese, me theks të veçantë, ndryshimet e dispozitave përkatëse të cilat i përfshijnë pavarësinë e mbikëqyrur. Siç dihet, tash e tetë muaj më parë është krijuar komisioni ad hoc i Kuvendit të Republikës së Kosovës, për amandamentimin e Kushtetutës, i cili ka përfunduar fazën e punës, për të cilën është autorizuar nga Kuvendi.
Jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në secilin shtet, i cili përjeton në një formë apo në një tjetër ndryshime kushtetuese, krijohen trupa të veçantë (komisione), të cilët janë të thirrur për ndryshimin e Kushtetutës. Në këtë kontekst, në qoftëse, do të ketë vullnet politik dhe njëherësh do të vlerësohet, se janë pjekur kushtet, për heqje të mbikëqyrjes, atëherë pashmangshëm, do t’i bie komisionit të sapokrijuar, që të bëjë ndryshimet e nevojshme kushtetuese, që implikojnë në vete pavarësinë e mbikëqyrur. Përveçse është e qartë rruga se si do të arrihet deri te ky qëllim, natyrisht se është e qartë se edhe cilët janë faktorët kyç përmes të cilëve do të arrihet ky qëllim, kjo vetëkuptohet, në njërën anë vullneti politik dhe bartësit e institucioneve (vendimi politik), në anën tjetër komisioni kushtetues (ipmlpementimi i vendimit politik, apo verdikti profesional).
Nga mënyrat e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur mund të jetë edhe opsioni se a do të përfundojë tërësisht pavarësia e mbikëqyrur, apo do të kemi një përfundim të pjesërishëm të saj, kur dihet se mbikëqyrja e pavarësisë shtrihet në tri aspekte, si: aspekti civil, ku përfaqësohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe aspekti i sigurisë ku përfaqësohet nga KFOR-i dhe Misioni i sundimit të ligjit dhe rendit EULEX që përfshin edhe fushën e drejtësisë, i cili ka një Përfaqësues Special të Misionit të BE-së për Kosovë. Këtu prapë na del se autoriteti përfundimtar është Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Analizuar në këtë aspekt, del se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur do të jetë i pjesërishëm dhe duhet të përfundojë në aspektin civil, PCN dhe EULEX-in, ndërsa aspekti i sigurisë që përfaqësohet nga KFOR-i duhet të mbetet edhe për një kohë të pacaktuar, kjo mund të ndërlidhet me përgatitjen e FSK-ës me kapacitete të plota operacionale dhe të jetë tërësisht funksionale.
Pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur!
Me të përfunduar pavarësia e mbikëqyrur, Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të duhej ta gjente një zgjidhje për mbetjen në fuqi të Dispozitave të “Pakos së Ahtisaarit” për sektorin e sigurisë dhe të krijonte një bazë për vazhdimin e këtij afati për misionin ushtarak ndërkombëtar – KFOR-in, mandati i të cilit do të përfundonte në momentin e forcimit të shtetit të Kosovës me kapacitete të plota ushtarake dhe kapacitete të tjera të plota të sigurisë. Si përfundim, del se pavarësia e mbikëqyrur, pas koordinimit të vullnetit politik, do të hiqet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe një gjë e tillë është e kuptueshme, diskutabile ende mbetet dimensioni i përfundimit të kësaj mbikëqyrje, me theks të veçantë sektori i sigurisë, i cili shihet ende si shumë i nevojshëm, për një shtet në ndërtim siç është Republika e Kosovës. Po ashtu, fakti që do të ketë heqje të mbikëqyrjes, kjo nënkupton edhe shfuqizimin e plotë të Pakos së Ahtisaarit pasi që ekzistimi i saj do të ishte i pakuptimtë dhe i panevojshëm.
(Autorët janë asistentë në Universitetin e Prishtinës)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 50 për qind të votave, PDK ngushton epërsinë me LVV-në në 8 për qind
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-111-780x439.gif)
Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/2544561561-780x439.jpg)
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
![Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lumir-abdixhiku-1-780x439.jpg)
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
![Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-2025-02-09T232720.404-780x439.jpg)
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
![DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/dnv-1-1-780x439.jpg)
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
![Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476351715_1162478021903402_7885584996443489501_n-780x439.jpg)
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
![DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nenadii-780x439.jpg)
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe